
Katër persona janë arrestuar pas protestës së dhunshme të “Rithemelimit” të mbajtur një ditë më parë Kryeministrisë.
Gjatë këtij tubimi, protestuesit kanë hedhur kapsolla e molotov në drejtim të efektivëve të policisë.
Sipas policisë protestuesit, kanë hedhur kapsolla, 21 flakadanë, 7 molotov në drejtim të punonjësve të Policisë dhe kryeministrisë.
Pas hetimeve, policia thotë se ka arrestuar në flagrancë: Kindi Toli, 21 vjeç, Andrea Malia 18 vjeç, Bledar Kola, 37-vjeç, Ismet Stefanis, 33 vjeç.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: - A. I., 20 vjeç, R. Sh., 20 vjeç, M. M., 20 vjeç, M. S., 19 vjeç, G. P., 22 vjeç, dhe D. Th., 21 vjeç.
Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110 kapsolla, që iu gjetën këtyre shtetasve, gjatë kontrolleve fizike.
Lini një Përgjigje