Tentoi të korruptonte me 2 mijë lekë efektivin e Rrugores, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

12 Gusht 2025, 16:45Kronika TEMA
Tentoi të korruptonte me 2 mijë lekë efektivin e Rrugores,

Një 18-vjeçar tentoi të korruptonte efektivin e Policisë Rrugore, por përfundoi në prangat e uniformave blu, teksa 2 të tjerë gjithashtu u arrestuan dhe 2 u morën nën akuzë pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur dhe shkaktuan aksidente, ku i dëmtuar mbeti edhe një këmbësor.

Në pranga ra i pari A. Ll., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë, i ka afruar punonjësit të policisë një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë.

Policia bëri me dije gjithashtu se arrestuan edhe B. T., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe E. P., 47 vjeç, pasi automjeti të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje me 2 automjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Rasti i fundit i përket marrjes nën hetim të K. K., dhe E. M., pasi automjetet që drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë është dëmtuar lehtë A. M., këmbësor. 

 

Lini një Përgjigje