Policia e Tiranës ka arrestuar Hasan Totrakun 65 vjeç dhe Eraldo Dishin 26-vjeç me detyrë teknik ndërtimi dhe inxhinier ndërtimi të firmës së ndërtimit ku humbi jetën 66 vjeçari, Rrahman Mija pasi ra nga lartësia.
Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Aleksandër Moisiu”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan H. T., 65 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi dhe inxhinier ndërtimi të një firme private, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë punës, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën punëtori i firmës shtetasi Rr. M., 67 vjeç”, tha policia në njoftimin zyrtar.
Hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe rrethanave i kaluan Prokurorisë, teksa dyshohet për mungesë të kushteve të sigurisë në punë.
Lini një Përgjigje