Tentuan të kalonin kufirin me 60 pako kanabis, arrestohen dy persona në Kakavijë

31 Mars 2025, 15:45Kronika TEMA
Tentuan të kalonin kufirin me 60 pako kanabis, arrestohen dy persona

Osman Kamberaj, 44 vjeç dhe Enkeleda Xhemali, 45 vjeçe, janë dy personat e arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi në makinën me të cilën udhëtonin, kishin fshehur 63 kg drogë Cannabis Sativa.

Kamberaj dhe Xhemali janë ndaluar në vijën e dytë nga autoritetet për kontroll të imtësishëm. Në auomjetin me të cilin dy shtetasit po udhëtonin, ishte fshehur 63.2 kg lëndë narkotike e ndarë në pako dhe mbështjellë me natriban.

Droga ishte fshehur në disa hapësira të krijuara posaçërisht për vendosjen e pakove më parafangon si dhe në shasinë e automjetit. 

Njoftimi i policisë: 

PKK Kakavijë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Modifikimi".

Falë kontrolleve të shtuara të Policisë Kufitare bazuar dhe në  inteligjencën policore, parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë. 

Gjatë kontrolleve intensive me mjete logjistike bashkëkohore dhe duke përdorur dhe qenin antidrogë, Policia gjen të fshehura në brendësi të një automjeti, 60 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë.

Vihen në pranga drejtuesi i automjetit ku u gjet lënda narkotike dhe një shtetase që udhëtonte me të.

Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve, Policia gjeti dhe 1890 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i kontrolleve të imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, si rezultat i intensifikimit të kontrollit, bazuar dhe në analizën e riskut dhe inteligjencës policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin që drejtohej nga shtetasi O. K.

Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një vend të fshehtë të krijuar posaçërisht në parafangot e automjetit dhe në shasinë e automjetit, 60 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:

-O. K., 44 vjeç, banues në Fier, shoferi i automjetit; 

-E. Xh., 45 vjeçe, banuese në Fier, pasagjere në automjetin ku u gjet lënda narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  63.2 kilogramë Cannabis Sativa,  3 celularë, automjeti dhe 1890 euro.

Strukturat e DVP Gjirokastër në bashkëpunim me DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër po vazhdojnë kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduarale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

2 Komente

  1. S
    Shtet kot

    She she i paskan kap jepni Burgim te Perjetshem ju Gjykatsa dhe ju Prokuror e Hetusat Saliu vjedh Miljona Likja Florini Po Ashtu Rama dhe ma zi kurse Ligji asht per popullin

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shtet kot

      She she i paskan kap jepni Burgim te Perjetshem ju Gjykatsa dhe ju Prokuror e Hetusat Saliu vjedh Miljona Likja Florini Po Ashtu Rama dhe ma zi kurse Ligji asht per popullin

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje