Tiranë, 18-vjeçarja qëllon ish të dashurin me thikë, dyshonte se e kishte tradhtuar

9 Janar 2024, 12:04Kronika TEMA
Tiranë, 18-vjeçarja qëllon ish të dashurin me thikë,

Një 18-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka plagosur me thikë ish- të dashurin e saj.

Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie në zonën e Yzberishtit.

E reja pretendon se ish i dashuri e ka tradhtuar kur kanë qenë të lidhur së bashku.

I riu përfundoi në spital për shkak të plagës së marrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish- të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

1 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Bravo i qoft 18 vjeçares qe e ka qelluar me thike. Pse vetem meshkujt do qellojn kundra grave? Qenka vajze trime.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje