Tjetër aksident në Fier: 17-vjeçari me ‘Land Rover’ përplas këmbësorin, i plagosuri në gjendje kritike për jetën

24 Gusht 2025, 11:30Kronika TEMA
Tjetër aksident në Fier: 17-vjeçari me ‘Land Rover’

Një tjetër aksident është shënuar në Fier në kryqëzimin pranë shkollës së muzikës.

Një automjet tip “Land Rover”, i drejtuar nga një 17-vjeçar, ka përplasur një 35-vjeçar që po kalonte rrugën.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 11:00, në lagjen "Liri Gero" automjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor, rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

 

5 Komente

  1. D
    Detari

    sa here duhet te ndodhin keto krime deri sa te veri mend shteti, mbase kur te shohim zahon poste rrotave ath do zgjohen gabely yne edi ramazoni

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta dhemb......

      shkuat per lesh o beqiraaaaaa,ritmet jane "te kenaqshme"...per 30 vjt te tjera do te kercejne "tsamiko" kallepseset afghane m'Albaniston..... gezuar Novruzin!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bruno

        Erdhi cuni nga Anglia o dje aaa. Hapini rrugen shkerdhates

        Përgjigjjuni
        1. v
          vlora***

          Shtet i mbaruar ,nqs "aksidenti "do ti ndeodhte nenes sime 17 vjecari dhe i jati qe i ka dhene makinen do kishen te njejtin ,fat ,qofte edhe me brire babai

          Përgjigjjuni
          1. M
            Messerschmitt

            Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia. Policia gerrkrko arabe gjakdhjre po vendos cmimet!?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje