Aksident në Pogradec, i riu me monopatinë përplaset me BMW-në

23 Gusht 2025, 21:45Kronika TEMA
Aksident në Pogradec, i riu me monopatinë përplaset me

Një aksident u shënua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të qytetit të Pogradecit, në kryqëzimin e rrugës së Drilonit.

Një i ri i cili drejtonte një monopatinë u përplas me një mjet tip BMW e cila ka qenë duke hyrë nga rruga kryesore në kryqëzim.

Për pasojë është lënduar në krah drejtuesi i monopatinës i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti në vendngjarje për sqarimin e rrethanave, ndërsa drejtuesi i mjetit BMW deklaron se ka qenë patina e cila e ka goditur atë.

 

Lini një Përgjigje