REAGIME/ Ndarja nga jeta e gazetarit Artur Zheji bën bashkë politikanë, gazetarë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij

23 Gusht 2025, 18:47Kronika TEMA
REAGIME/ Ndarja nga jeta e gazetarit Artur Zheji bën bashkë

Ndarja e papritur nga jeta e gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji ka sjellë reagime në opinionin publik dhe komunitetin e medias shqiptare. Politikanë, gazetarë dhe analistë kanë shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje të madhe.

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj e cilësoi Zhejin si një intelektual të spikatur dhe një zë të guximshëm në debatin publik. “Me stilin e tij unik, ai solli gjithmonë qartësi, mendim të lirë dhe reflektim të thellë. Kontributi i tij do të mbetet i paharruar për median dhe shoqërinë,” u shpreh Gjekmarkaj.

Deputeti i PS, Taulant Balla, shkruan: "Shumë, shumë i trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme të gazetarit Artur Zheji. U prehsh në paqe mik!"

Deputeti Niko Peleshi e quan Zhejin mendje e mprehtë dhe zë i guximshëm: "I trishtueshëm lajmi i ndarjes së papritur dhe të padrejtë nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Një mendje e mprehtë, një zë i guximshëm dhe një figurë e respektuar e medias shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij. Kujtimi për të do të mbetet i paharruar!"

Deputetja dhe shkrimtarja Flutura Açka shkruan: "Zheji, i thoje. Mjaftonte! Ndër mendjet e fundit brilante të mbrëmjeve, të medias sonë! Artur Zheji, lamtumirë, mik! Po hyn i zbarët shtatori!"

Analisti dhe gazetari Martin Leka shkruan se është pa fjalë: "Pa fjalë! Lamtumirë o Tur Zheji! Nuk ishte koha për të ikur o shoku im!"

Gazetari Blendi Fevziu, duke kujtuar bashkëpunimin e gjatë me të, shkroi: “Artur Zheji u nda nga kjo botë papritur, në kulmin e energjive dhe angazhimit publik. Bashkë me të iku një zë autoritar i medias dhe një intelektual i rrallë. U prehsh në paqe, Tur!”

"Lamtumirë, Mjeshtër!" - shkruan analisti Gentian Gaba.

Edhe gazetari Roland Qafoku reagoi me dhimbje: “Shumë i trishtuar nga ndarja nga jeta e Artur Zhejit. Padyshim është një nga emblemat e gazetarisë shqiptare pas vitit 1990, por edhe një nga mendjet më të ditura që kam njohur. Me njohuri të paana, me një sens analitik të fortë dhe një logjikë të fortë në argumentimin e fenomeve, veçanërisht ato politike, ai mbeti përherë profil i lartë. Djali i gjuhëtarit të madh Petro Zheji dhe aktores së madhe Besa Imami, me atë që bëri në media, Artur Zheji u bë një pasardhës i denjë i të dyve.
Më 4 nëntor 2024 kisha fatin ta kisha të ftuar në emisionin tim “Dekalog”. Ishte ndoshta e vetmja intervistë jete që ai ka dhënë për një media. Sa shumë kemi biseduar dhe folur! Dhe ai rrëfeu aty si rrallë herë shumë detaje për veten. Të qoftë dheu i lehtë Artur!”

Analisti Ilir Kulla ndau një kujtim personal: “Para pak ditësh pimë kafen e fundit dy orëshe me Zhejin, duke folur për planet e të ardhmes. Ja që Zoti paska pasur plane të tjera.”

Ish-deputeti Ervin Salianji, mes të tjerash, shkruan: "Jam i tronditur nga humbja e tij, i goditur nga mungesa e papranueshme e ikjes së papritur të tij. Zhejit ia doje narrativën dhe argumentin edhe në kundërshti! Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë, një zë të mençur e të lirë; kush e njihte humbi një mik të shtrenjtë. Ndarja e tij nuk është thjesht humbja e një gazetari apo intelektuali të spikatur, por një tronditje e madhe për hapësirën publike shqiptare, që sot mbetet më e varfër. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të paharruara dhe do të ndriçojnë edhe pas ikjes."

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, nëpërmjet një mesazhi shpreh ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit dhe e cilëson Zhejin një zë të fuqishëm:

"Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetarit dhe publicistit Artur Zheji është një humbje e madhe për median dhe opinionin publik shqiptar. Një zë i fuqishëm i medias shqiptare dhe kontribues i rëndësishëm në debatin publik.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij."

Poeti Erl Kodra e vlerëson Zhejin për oratorinë dhe mendjemprehtësinë e tij: "Artur Zheji për mua ishte personaliteti më i spikatur publik; orator dhe mendimtar i mprehtë, pa kompromise; një burrë që e deshi jetën dhe e jetoi atë me gjithë pasion. Unë nuk e kam njohur nga afër, por për mua ishte kënaqësi e rrallë kur e dëgjoja në studio ose lexoja shkrimet e tij. Sot Shqipëria ka humbur një personalitetet publik të rrallë dhe burrë të mençur! Lamtumirë Artur Zheji!

Deputeti i PD, Gazment Bardhi, shkruan: "Ndarja parakohe nga jeta e Artur Zheji është një humbje e madhe për familjen, gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të medias! U prehtë në paqe!"

Deputeti i PS-së, Bledi Çuçi, vlerëson kontributin e tij në jetën publike duke shkruar: "E trishtë ndarja e papritur nga jeta e gazetarit dhe publicistit Artur Zheji. Ishte një udhëtar i shquar në labirintet e fjalës dhe mendimit e me kontribut të çmuar në jetën publike. Ngushëllime familjes!"

Gazetari dhe shkrimtari Bashkim Hoxha sjell në vëmendje një anë dhe kontribut të panjohur të Zhejit që ka të bëjë me dramaturgjinë: "Trishtim. U nda nga jeta Artur Zheji. Ngushëllime familjes dhe miqve. Biseda e fundit që pata me të ishte për dramaturgjinë. E pyeta në se kishte ndër mend të shkruante ndonjë dramë të re. Përveçse nje erudit dhe gazetar serioz, Turi ishte edhe një dramaturg i talentuar në kërkim të thyerjes së skemave. Drama e tij RAJMONDA në vitet tetëdhjetë ishte një sukses në Teatrin Kombëtar."

Gazetari Franko Egro shkruan: "Sa e hidhur dhe e trishtuar kjo dite. RIP!"

Përmes një reagimi publik, deputeti i PD, Luçiano Boçi, thotë se largimi nga jeta i gazetarit të mirënjohur ka lënë një boshllëk të dukshëm, jo vetëm të një figure të njohur televizive, por dhe boshllëkun e një inteligjence të mprehtë që e shihte median jo si skenë cirku, por si arenë për t’u lexuar dhe zbërthyer.

“Largimi i tij nuk është thjesht largimi i një gazetari të njohur. Është shuarja e një zëri që dinte të vallëzonte me fjalën, dinte të vendoste atë aty ku të tjerët vendosnin zhurmën e me të, të depërtonte sipërfaqen e sheshtë të gjuhës. Zheji ishte njëherazi analist, polemist, publicist, por mbi të gjitha një bohem i lirisë profesionale, drejtimi i së cilës shpesh nuk i interesonte”, - shkruan Boçi në reagimin e tij. 

Elena Kocaqi shkruan se njerëzit e dobishëm për shoqërinë duhen vlerësuar sa janë gjallë: "Ngushëllime familjes dhe miqve për humbjen e parakohëshme të Artur Zhejit. Vlerësoni njerëzit e dobishëm për shoqerinë, sa i keni gjallë."

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, mes të tjerash, thotë se Zheji ishte një personalitet dhe mendje e lirë: "Artur Zheji nuk ka qenë thjesht një gazetar i mirë. Ai ishte një personalitet i plotë i medias shqiptare, një mendje e lirë dhe e thellë, që solli gjithmonë reflektim, debat dhe kulturë në jetën publike. Me penën e tij të mprehtë dhe fjalën e qartë, ai arriti të ndërtonte ura komunikimi dhe të fitonte respektin e kolegëve dhe të publikut." - shkruan, mes të tjerash, Duka.

49 Komente

  1. G
    Gjeka jam , bejte shkruaj , asnje nuk qesh

    E forte.... me keta dy klluf Turi Zheji tallej , keta jane te paret qe qenkan prekur haaa hipokrizi provinciale ...

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arben

      Me pelqen vizioni yt bravo te madhe hipokritet jane gjithmone ne prima linea

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ngushellime per Artur Zhejin

        Berisha po i mberrin 100 vjet, kurse te miret shkojne.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Ngushellime per Artur Zhejin

          Berisha po i mberrin 100 vjet, kurse te miret shkojne.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ard

            Politiqener , lereni te prehet ne paqe te ndjerin dhe te nderuarin Zheji ju s'keni asnje lidhje me te ,Ai nuk ishte soji juaj , skeni asnji grimce ngjashmerie , nuk ishte si ju , nuk mendonte si ju dhe nuk jetonte si ju , mos ja shtoni dhimbjen familjareve me hpokrizine tuaj.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Illo

              Salianji: - “ …i goditur nga mungesa e papranueshme e ikjes së papritur të tij”. Çka dashur të thotl vallë?!!! Apo për tu dukur me interesant…

              Përgjigjjuni
              1. ?
                ???

                Ja ka shkrujt grida.

                Përgjigjjuni
            2. T
              Tahip lala

              Ndoshta te forte e do motra ose gruaja jote ose ri e do ne vere te bythes

              Përgjigjjuni
            3. P
              Pullumb Skëndaj.

              Ngushëllime familjes fisnike ZHEJi. Arturi iku shumë shpejt nga kjo Botë por e la të emrin e Tij. Emrin e Tij të mirë. Ashtu si edhe i Jati, i paharruari Petro. I miri Petro ZHEJi. Ashtu si edhe e Ëma, e paharruara Besa. E mira Besa IMAMi. Edhe pse unë nuk kam patur asnjë lloj kontakti me Artur Zhejin, përveçse nga ekrani, ndihem i hidhëruar për largimin e Tij shumë të parakohshëm. Artur Zheji do i mungojë shqiptarisë. Faleminderit për sa bëre për shoqërinë zoti Artur. Ngushëllime të gjithë miqve e dashamirësve të Arturit dhe të familjes ZHEJi. Faleminderit. Labëri. 23.08.2025.

              Përgjigjjuni
              1. I
                Illo

                I vetmi gazetar se bashku me Frrok Çupin që i lexoja dhe degjoja me endje. Tani mbeti vetem Frroku! Te tilla vdekje te papritura të trishtojnë pafund. Sot familja humbi njeriun e dashur, gazetaria gazetarin profesionist, shoqeria njeriun, skenaristin, mendimtarin brilant, e ndersa atdheu mbeti me i varfer! Ngushëllime! Shpirti i tij qoftë i parajsës!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tahip lala

                  Nqs ke mbetur per Frrokun te bej thirrje qe te kontrollohesh .

                  Përgjigjjuni
              2. n
                na mbyten budallenjt

                Gjekmuti thote se turi ishte i spikatur,kurse gjeka qe ishte sperkatur me shurren e saliut behet dhjeputet,edhe shalqini i lushnjes i pa pjekur ben ironi me pershesh...

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Ngushellime Families

                  Ngushellime Families... Fatekeqesi te gjithe ne kete rruge do jemi , dikush me heret dhe diksuh me vone... Vetem si ka mundesi penecilina jeton akoma ! dhe shume kriminele te tjere....Zoti po jua vonon largimin nga jeta krimineleve qe te vuajne pake me teper ! mbase dhe Burgu i prete ! Ndersa per te nderuarin Gazetarin Martin Leka nje njeri qe ka shume vlera..... Histori e tije po ashtu shume e trishtuar kure e Arestuan.... Njeri me taban dhe njeri me norma te pasterta...

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Ngushellime Families

                    Ngushellime Families... Fatekeqesi te gjithe ne kete rruge do jemi , dikush me heret dhe diksuh me vone... Vetem si ka mundesi penecilina jeton akoma ! dhe shume kriminele te tjere....Zoti po jua vonon largimin nga jeta krimineleve qe te vuajne pake me teper ! mbase dhe Burgu i prete ! Ndersa per te nderuarin Gazetarin Martin Leka nje njeri qe ka shume vlera..... Histori e tije po ashtu shume e trishtuar kure e Arestuan.... Njeri me taban dhe njeri me norma te pasterta...

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bajroni

                      Shyqyr, pas tij të tjerët, shpejt e shpejt në radhë.

                      Përgjigjjuni
                      1. c
                        ccc

                        Asnjehere nuk e kam pelqyer si gazetar e analist, por sinqerisht me erdhi keq per te e familjen. Ngushellime!

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nene

                          Ne koken tende Bajron!

                          Përgjigjjuni
                        2. J
                          Jari N

                          Artur Zheji do të mbetet në memorien time si Gazetari, Publicisti, Politologu dhe një ndër Qytetarët më të përgatiturit në këtë Shqipëri! Ndarja nga jeta është një humbje shumë e madhe për ekranet shqiptare. Ai përfaqësonte një klas intelekti që dita ditës po pakësohet në vendin tonë! Ngushëllime familjes dhe ti rrojnë Fëmija ????

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pushofsh ne paqe zheji

                            I ndjeri Arthur Zheji bente nje profession qe nuk ishte i tij , nuk ishte gazetar e as analist politike , kishte mbaruar nje shkolle arti per regjisori, Po ne Shqiperi te gjithe te pa shkolluarit na dolen gazetar e anal- ist. Nukbe kam pelqyen fare sidomos nje kohe u bé kopili Salplehut nga inati i prishjes se miqesis me Ramen. Megjithate , sinqerisht me vjen shume keq qe vdekja e mori te ri ne moshe dhe ne ditlindjen e djalit . RIP ne paqe Arthur Zheji, condoléances familjes dhe femijeve

                            Përgjigjjuni
                          2. s
                            sali

                            Ngushellime familjes

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tonin Çuku

                              Ndjej qe ne gazetarine shqiptare do te krijohet nje boshllek. Ngushellime. Per politikanet shqiptare do te jete e domosdoshme te ri-perjetojne humorin e tij.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mondi

                                Ate do ta shikojme megjithese nuk e besoj pasi nuk punoi per popullin si i ati ,mungesa e te cilit akoma ndjehet.Megjithate qofte I xhenetit.

                                Përgjigjjuni
                                1. 2
                                  2023

                                  Mondi, per ata qe sulmojne islamin dhe e degjenerojne si z. Zheji, nuk mund te thuash "qoft I xhenetin", eshte nje hipokrizi.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    Iliret flasin turqisht

                                    Ca eshte xheneti o turkoshak qe ju harroi turku ne token e pellazgeve

                                    Përgjigjjuni
                              2. N
                                Nje qytetare e Tiranes

                                Iku nje qytetar i Tiranes, nje nga intelektualet e paket qe i kane mbetur kryeqytetit

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Degelisi

                                  Po nuk e muatem vesh nga se vdiq Ngushellime familjes

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    adi

                                    Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit. Ai nuk largohet kurrë plotësisht, sepse njeriu jeton aq gjatë sa jetojnë veprat e tij. Arturi ishte njeri i mendimit dhe i fjalës së fuqishme, dhe ky është kujtimi më i çmuar që na lë pas. Sikurse babai i tij, veprat do ta mbajnë gjallë në kujtesën tonë, ndërsa nëna e tij mbetet e pavdekshme në filmin e njohur “Skënderbeu”. Prandaj, le të mësojmë nga jeta e tij se vepra e mirë është ajo që i jep njeriut pavdekësinë e shpirtit, përtej asaj dite kur dheu mbulon trupin. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që e deshën e e vlerësuan. Mirënjohje për gjithçka që dha. Pushoftë në paqe!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. n
                                      niku

                                      Respekte per zotin Artur.Ne te gjitha emisionet e tij ishte gjithmone perkrahes I patriotizmit dhe krenar per shqiptarinë e tij te paster .RIP.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Argita

                                        Ndjeste pas per te filluar, I pergatitur, me kapacitet dhe intelektin e duhur, pour jo I pa Artur fatkeqesisht si pjesa kryesore e pseudo analysteve shqiptar. Ju préfet sapristi ne paqe

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                                          Ngushellime familjes. Paste shkue ne Parajse. Kur ishte gjalle si gazetar nje gje nuk kuptova : Urretjen e fshehte per shokun e femijetise Edi Rama...dhe Simpatine e detyruar per Lexhenden ...i preferuari i Bllokut.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. "
                                            "BOHOTINA"

                                            I veçante ne punen qe bente, i thelle ne mendime...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. R
                                              Robert Papa bythqir me pagese

                                              Jetojne kot ca funderina si Gjekamarkaj, Lubonja, Bushati, Qimi karri, Fevzo, A. Cani, A. Krasta Fundo e plera te tjera qe qelbin ambjentin.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. ?
                                                ???

                                                Edhe ai aty bente pjese.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. R
                                                Robert Papa bythqir me pagese

                                                Jetojne kot ca funderina si Gjekamarkaj, Lubonja, Bushati, Qimi karri, Fevzo, A. Cani, A. Krasta Fundo e plera te tjera qe qelbin ambjentin.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Çlirimi

                                                  Jepini arturit çfare i takon jo me hipokrizi. Sishte ashtu si shkruni, nordhte me lujt bixhoz, paren e donte shume, bixhozi i hengri paren, ishte 69 ka bo pare kur qe drejtor pergjithsh i rtsh dhe atsh. Vlera e vetme qe kish se ishte djali i Petro Zhejit. Thojani kto qe tja çlironi shpirtin dhe te gjej vend ne parajse.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. R
                                                    RIP Artur Zheji

                                                    Kur ishe gjallë, çfarë nuk thanë, Fjalë të egra si rrëke e baltë nuk lanë. Por ja, vjen dita kur heshtja të bën të shenjtë, Dhe baltaxhinjtë, me lot në sy, të thurin lavdi të ndritshme.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Boll o hipokriter !

                                                      Ngushellime te sinqerta familjes ! Ne te tilla raste Shvejku do thoshte '' e ngren kufomen sic i ka hije dhe i japin dekorata lavdije ''

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. f
                                                      fjala

                                                      E vërteta eshte se une nuk jam tronditur aq sa eshte tronditur Ervi Salinjani nga ikja para kohe e Artur Zhejit, por më vjen shumë keq se ishte nje gazetar i ekuilibruar dhe nje njeri i mire. Niveli i ulet i ca qe e quajne veten politikane , çfaqet dhe ne keto raste qe te degjohen se jane gjalle pa mendimin e tyre e kane shkele me kenge qe kur merren me palaçolleqe. Indinjohen njerezit me kulturen nga shprehjet e tyre; shiko qendrimi e sinqerte dhe korrekt te Eleni KOcaqit ! Ngushellime familjes se Artur Zhejit !

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. C
                                                        Cen

                                                        U prehte ne paqe.Ngushellime familjes. Njerez si Zheji vertet duhet te vleresohen sa jane gjalle. Mjerisht ne Shqiperi kane ngelur shume pak.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. V
                                                          Vjosa

                                                          Asnjë lidhje Turi me Petro Zhein dhe Besa Imamin , me përjashtim të lidhjes së gjakut .Turi ishte një kumarxhi dhe shoku i Andi Bushatit e Fatos Lubonjës.Sjellja që ai ka treguar shumë herë me Ramën tregon që ai nuk ishte djali i Petros por,djali i Sali Shpellarit ,lriminelit të vëndit.Ata që komentojnë më lartë jan hipokrit.Kështu mendoj edhe për Ramën që ka të drejtë ta ngushëlloj si ish shok ,por jo si gazetar e publicist.Mbani mënd këto fjalë do thoni për Klodiana LaIën ,Për gudufin Abilekaj , për Elvi fundorinon,për palaçon Andi Kapon ,Për Yllin pa cepa ose me dy cepa (brirë) Karipin, për druzhbën Ljuba ,e të tjerë.Dëgjoni Kocen (KOCAQIN) që ti vlerësojmë këto monstra sa janë gjallë .Këmën osh o Turi për gërdallën që të llafoseni atje pa u shqetësuar njeri ,atje është i gjithi i yti.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. B
                                                            Baulant Talla

                                                            Ahahaha...e paska bere Zhejin "mik" pas vdekjes edhe Tao-Tao kok rrasa katunari librazhdiot!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. D
                                                              Disi fodull dhe arrogant

                                                              E kam takuar nja 2 - 3 herë. Nuk më ka lënë përshtypje të mira. Fodull dhe arrogant. Zheji vinte nga një familje komunistësh të njohur dhe të privilegjuar nga regjimi. Njëlloj si Rama, por që ditën bukur të përshtateshin me sistemin e ri.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. X
                                                                Xhepisti ghate krye llum

                                                                I lehte dheu. Jam shume kurioz te di çdo thone mileti kur Rama, Sala, apo Nkoll Leshi, Kol dorina, te vdesin si do jene komentet??!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. T
                                                                  Tahip lala

                                                                  Ngushellime familjes . Po shikoja nje video qe ky gazetar qe thonte : nqs do te behesh I pasur ne kete vend duhet te hash koleget e tu . Kujdes Gelbaze sepse ora biologjike po te afrohet dhe do ta lesh djalin tend ne gojen e ujqeve qe ke ushqyer . Do te shkerdhehet pragu yt neper burgje .

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. E
                                                                    Ed tironci

                                                                    Turi ishte cun tirone...mbas 90...ndryshoi...si cdo Rob...emisionet e tij rralle me Kane pelqyer...edhe deklaratat e tij pro berishes...por demokracia i Ka keto...duhet respektuar dhe oponenza...megjithate ishte personazh mjaft aktiv...e kom njoft qy n vitet 80...kur tirona filloi t kishte i cik liri...e kom vleresu si njeri...si cun i zhdervjellet...dhe i zgjuar...pastaj Ke bastion politik zgjodhi...edhe pse sja kam perkrahur asiher..e kom respektu.ne krahasim me qimin e pekeve...ishte tjeter dimension...u prehsh n paqe turo...ngushellimet me te sinqerta familjes...kurse Berisha mumja ngeli gjalle...jete qeni.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. H
                                                                      Hutimi

                                                                      Po pse i jepni ngushellimet e politikaneve apo edhe Zhej ua ka shkelur ndonjehere syrin atyre?

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. M
                                                                        Mul mut Noka

                                                                        Nje gje nuk me ka pelqyer te Turi.. Para ca vitesh ishte I ftuar ne interviste bashke me Neritan Ceken nga nje gazetar grek ,dhe ne bisede pak te tensioner greku hodhi flamurin shqiptar ne toke dhe keta ne vend qe te ngrinin flamuri dhe ta peshtysnin ne surrat gazetarin grek ndenjen si MUT.. Qe atehere e urreva

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. .
                                                                          .

                                                                          Zheji njeri i madh, dhe a e di ku duket qe eshte njeri i madh. Nuk u prononcua asnje nga keto kurvat e televizioneve dhe politikes, nuk thane nje gjysem llafi se Zheji u vinte hakut gojoreve te partise dhe mediave.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. b
                                                                            bashkeatdhetari

                                                                            Nje personalitet i shquar i Shqiperise e Kosoves se pertanishme. Iku shume heret Arturi, kur shqiptaret kishin ende nevoje per mendjen e tij te shquar. I ndritte shpirti atje lart ne Parajse, Z.Zheji.

                                                                            Përgjigjjuni

                                                                            Lini një Përgjigje