Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë reagoi sot pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj disa gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Tiranës, të cilët i ka akuzuar se kanë marrë vendime kundër “interesit publik”.
Në një deklaratë publike, UGJSH shprehet se gjuhë të tilla denigruese dhe presioni i hapur mbi gjyqtarët minojnë pavarësinë e drejtësisë dhe cënojnë parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve.
UGJSH thekson se deklaratat e kryeministrit dëmtojnë besimin e publikut te drejtësia dhe krijojnë klimë frike për trupën gjyqësore.
Deklarata e plotë:
Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje pakënaqësitë e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyqësore, duke anatemuar personalisht gjyqtarët për vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrës kushtetuese në një gjyq publik, ku njëra nga palët ndërgjygjëse për shkak të fuqisë, hapësirës mediatike dhe virtuale, jo vetëm denigron figurën e gjyqtarëve individualë, por ushtron presion të hapur ndaj trupës gjyqësore në tërësi, duke përcjellë mesazhin te gjyqtarët se nëse vendimmarrja e tyre nuk do të pëlqehet, do të jenë objektivat e radhës.
Pa dashur për t’u përfshirë në debate virtuale në periudhë pushimesh, dëshirojmë të theksojmë se UGJSH mirëpret dhe inkurajon çdo kritikë ndaj gjyqtarëve dhe punës së tyre, kur këto kritika janë brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore, të cilat kanë për qëllim t’i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Por, nga ana tjetër vërejmë se në mënyrë të përsëritur bëhen deklarata, komente dhe ndërmerren iniciativa, të cilat nuk janë aspak parimore, nuk kanë për qëllim forcimin e pavarësisë së vendimmarrjes së gjykatave dhe parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor, por cënojnë drejtpërdrejt integritetin e gjyqtarëve, duke i fyer, deformuar dhe keqinterpretuar faktet, çështjet ligjore, apo procedurat e ndjekura, ndërkohë që vendimet jepen “NË EMËR TË REPUBLIKËS” dhe çdo palë që është e pakënaqur, ka të drejtën e ankimit në një gjykatë më të lartë, apo vendosë në lëvizje organet disiplinore për çdo shkelje të ligjit qe pretendon se ka kryer gjyqtari.
Këto deklarata me gjuhë dhe sjellje të papranueshme, të cilat nuk kanë aspak lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike, vishen nën petkun e reformës së radhës dhe rreshtuar si gjithmonë gjyqtarët në llogoren e antireformës, kur vetë “Sistemi i drejtësisë”, ende nuk është maturuar pas reformës së thellë që kaloi dekadën e fundit!
Republika e Shqipërisë është një republikë parlamentare, ku ndarja e pushteteve e sanksionuar qartësisht në Kushtetute, është një ndër shtyllat kryesore, mbi të cilat është ndërtuar dhe qëndron demokracia jonë parlamentare dhe zhvillohet shoqëria jonë. Në këtë kuadër kushtetues funksionon edhe sistemi gjyqësor dhe ushtrohet vendimmarrja nga gjykatat. Është ky kuadër kushtetues dhe ligjor, sipas të cilit janë përcaktuar saktë subjektet, koha dhe mënyrat e kontrollit të një vendimi gjyqësor, i cili kursesi nuk lejon përfaqësues të pushteteve të tjera të anatemojnë vendimet e gjykatave e aq me keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve, kur nuk u pëlqejnë vendimet e tyre.
Çdo veprim i kujtdo qoftë, që shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm që nuk i shërben forcimit të shtetit ligjor, por përkundrazi, është një hap prapa për pavarësinë e pushtetit gjyqësor, forcimin e shtetit të së drejtës dhe minon besimin e publikut te drejtësia.
UGJSH dëshiron të theksojë angazhimin maksimal kundër çdo fenomeni antiligjor të vërejtur në punën e përditshme të gjykatave, sikurse dhe angazhimin e plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend.
Së fundmi, UGJSH i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe organi i ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve, që të reagojë dhe mbajë qëndrim ndaj sulmeve që iu bëhen gjyqtarëve për shkak të detyrës, pavarësisht se nga vijnë ato.
Kjo tregon qe urgjent të bëhet një reformë e thellë. Të shkrihen të gjitha llojet e gjykatave. Të jetë vetëm Ministria e Drejtësisë që të bëjë gjyqet.
--------------------Për UGJSH--------------------------------"""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""" Në se gjëndesh në një vend-------------------------- """"""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""--------------ku z'duhet të kruesh------------------------ """""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""" """""""""""""""""""""""""""pikërishtë aty të kruhet------- """""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""" ---------------------------------------nga të gjitha anët---
Unioni i mbrojtjes te e mashtruesve e hajduteve me diplome,
Abuzim total. abuzim me togfjalshin "NE EMER TE REPUBLIKES" Kjo duhet te fshihet " NE EMER TE REPUBLIKES " dhe ne fakt vendimet jane marre sipa pageses. Cila re[ublike ju ka legjitimuar per te marre para , ne emer te kujt i merrni ? Pse vendimet e ketyre gjygjetareve nuk shprehin te verteten por jane vendime me shume injorante e deri dhe qoka per x apo y mik. Pse vendimet e ketyre ta shtuquajturve gjygjtare jane gjeja me e atakueshme , apel , gjykate e larte. kushtetuese, europiane ? Se ja futni kot.
Parate imzot parate!Tek ju nuk ka as be e as fe.Nese nuk goditeni fort ju do vazhdoni te na e hani edhe ate pak kocke qe na ka mbetur!Drejtesi leshi!
Kryeministri Rama ka shume te drejte. Mos u fshihni Nen pavaresine e gjyqesorit. Keni lene nam me vendime absurde. Ligjeron nje pallat te tere pa leje. Mos i merni ne mbrojtje keta gjyqtare te korruptuar, por behuni ju kritikuesit e pare te tyre. Duke i mbrojtur kur shkeljet e tyre bejne muuu nuk beni gje tjeter por tregoni gjendjen se ku ndodheni dhe se reforma ne drejtesi ka nevoje per shume permiresime. E para qe duhet te riparohet eshte fakti qe sa here verehen vendime te tille skandaloze duhet te meren masa per anulimin e tyre dhe denimin shembullor te gjykatesve perkates. Shume mire qe jeni te pavarur, por jo te beni cfare te doni.
Qe j'u duhet shkerdhyer raca shumices prej jush, kete e thone i madh dhe i vogel, pa lere se çfare hani mut juve , Union i Shkerdhatave. Por, vazhdoni, bèni qejf, "reforma nè drejtesi" ishte vetem, per "fekale si ju dhe unionet t'uaja "....
UA ,UAU qenkan ofenduar e denigruar keta biçim gjyqtaresh. PO SA SHQIPTAR KANE DENIGRUAR KETA GJYQTAR ? FAMILIA IME per 20 e ca vjet beri gjyq per token e grabitur me dokumeta fallco ne LUNGOMARE ne Vlore po ne fund keta BIÇIM GJYQTARESH JA DHANE TOKEN ATIJ QE E MORI ME DOKUMENTA FALLCO SE JU MBUSHNIN XHEPAT ME PARA . Ja keta jane gjyqtaret tane per fatin Tone te keq .
Po denigrohen qelbesirat mafioze qe vetem drejtesi nuk bene. Ata qe nuk zbatuan ligjet duke I bere pirg dosjet e krimeve, duhet te paditen per marrjen peng te drejtesise
Unioni I hajduteve.
Mire KLGJ-ja, po nderkombetaret pse nuk reagojne? Duhet me qene “special” qe te reagojne?! Keta te “zakonshmit” s’ka problem, le ti shajne keta. Palaço!
Ju shikoni nje here vendimin a ka te drejte Rama qe nuk t'u japim ju te drejte se deri ne keto komente u jap te drejte Rames.Ju po vazhdoni te merrni vendime te padrejta edhe ne arrestimet.A thua edhe amerikanet po nderhyjne ne drejtesine tuaj qe u shprehen kihet e fundit
Do ishte me vend qe cdo seance gjyqesore (sidomos ato civile), nese palet ndergjyqese, ose njera nga palet ndergjyqese, mbasi te kishte depozituar te gjithe dokumentacionin ligjor (te shkruar, te filmuar, te hartuar, te fotografuar sipas kerkesave ligjore), te kerkonte qe seanca gjyqesore te filmohej nga media, dhe sipas deshires se pales kerkuese, seanca te trasmetohej.............Kjo do ishte me e drejte ne menyre qe opinioni publik te reflektonte nese ishte denigruar ose jo vendimi i gjyqtarit, mbasi keshtu, gjyqtaret jane me te pa varurit dhe japin edhe vendime ne kundershtim flagrant me te drejten.
E që të jemi konform asaj se çfarë e bën të patundur besimin e publikut është e rastit të theksohet, se deklaratat e kryeministrit përsa i takon kësaj çështje, janë vërtet të vonuara, por ama me vend. Themeluesit e unionit të plepistave të vetëquajtur juristë i kanë pak deklarata të tilla. Faktikisht, ky union qelepirxhinjsh që fle prej tre dekadash mbi dosje gjithë myk duhet të përballet me akuza nga më elementare si shkelje administrative, moskryerje në afate kohore të proçeseve gjyqëdore e deri ke kapja e drejtësisë nga ryli i fytit. Mjafton fakti që rrogat i marrin nga taksapaguesit i vë përballë këta looser para përgjegjësisë. Një union paloqesh, të cilët i bashkon vetëm interesi personal e ëndërrojnë pavarësinë prej ekzekutivit thjesht për të ruajtur të pa cënuar privilegjet që u favorizon të qënit gjyqtar.
Po mos u qini ne bythe per 5 lek.Kush ta ja dhene lek me perara te ka nxjere ne treg ne kafet e lagjes e ta ka varur kapistren e gomarit ne qafe e te terheqe sa hete kur i do bytha atije e kur ti ngrefet atije.