Tjetër rast i rëndë: Mbylli në banesë gruan dhe e mbikëqyrte 24 orë me kamera, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

6 Shkurt 2024, 10:16Kronika TEMA
Tjetër rast i rëndë: Mbylli në banesë gruan dhe e

Policia e Tiranës njofton se ka parandaluar një tjetër ngjarje të rëndë brenda familjes, teksa ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili mbylli në banesë bashkëshorten e tij, të cilën e mbikëqyrte gjatë gjithë kohës me kamera, por ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj. Kështu, në pranga ka rënë shtetasi A.M., banues në Kodër Institut në Tiranë.

“Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje. Mbylli në banesë, bashkëshorten e tij, të cilën e mbikëqyrte me kamera, si dhe ushtroi dhunë ndaj saj, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale. 

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Lini një Përgjigje