Tjetërsimi i pronës në Livadhë, SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro

15 Korrik 2025, 09:29Kronika TEMA
Tjetërsimi i pronës në Livadhë, SPAK kërkon 2 vite burg

SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

SPAK kërkon dy vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj ndaj Goros për shpërdorim detyre më shumë se njëherë lidhur me tjetërsimin e tokës në zonën e Livadhës me përfitues Arqile Bollanon.

Për Vasillaq Strakoshën, ish-drejtor i menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, ka kërkuar 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar 1 vit burg.

Goro akuzohet për shpërdorim detyre më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim ndërsa i pandehur në këtë dosje është edhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë.

 

1 Komente

  1. 1
    1

    Do kaloj ne sherbim prove dhe kaq.Shum bubullima nuk nxjerin shi.Per keta duhet te kete denime shembellore se shperdorojne besimin qe u jep populli.Pse jo te kthejne dhe pagat qe kane mare se nuk i kane sherbyer popullit por interesit te tyre

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje