"Tonini jam, më duhen 40 mijë euro urgjent”, si u mashtrua biznesmeni nga “kryebashkiaku i Malësisë së Madhe"!

12 Janar 2026, 11:54Kronika TEMA
"Tonini jam, më duhen 40 mijë euro urgjent”, si u mashtrua

Tonin Marinaj jam, kam për të bërë një pagesë urgjente në Tiranë, më duhen 40 mijë euro”, ky është mesazhi që mbërriti në telefonin e një sipërmarrësi 55-vjeçar nga Shkodra, në platformën e komunikimit Viber, të krijuar nga gjashtë persona, katër prej të cilëve tashmë janë vënë në pranga, që u prezantuan fillimisht si kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.

Duke qenë se 55-vjeçari kishte lidhje shoqërore me kryebashkiakun, ai i besoi mesazhit dhe pranoi t’i jepte shumën e kërkuar.

Pika e takimit u caktua në rrethrrotullimin e Rinasit, ku sipërmarrësi nga Shkodra u dorëzoi paratë personave që u paraqitën si njerëz të kryetarit të bashkisë.

Pas dorëzimit të shumës, biznesmeni tentoi të kontaktonte sërish në Viber numrin që i ishte prezantuar si kryebashkiaku, por nuk mori më përgjigje.

Në këto kushte ai telefonoi në WhatsApp mikun e tij, por kësaj radhe në numrin me të cilin kishte komunikuar edhe më parë.

Kjo telefonatë zbuloi mashtrimin ku ai kishte rënë. Pavarësisht kësaj, ai tentoi sërish të lidhet me personat që u dorëzoi paratë, të cilët i kthyen vetëm një përgjigje.

“Mos u merr më me ne, jemi nga SPAK.”

Këto komunikime të shkëmbyera mes mashtruesve dhe biznesmenit nga Shkodra, por edhe prova të tjera të zbuluara nga hetimi i krimit ekonomiko-financiar në policinë e Tiranës, zbërthyen skemën e përdorur, për të cilën në kërkim janë ende 2 persona.

15 Komente

  1. S
    Shkërdheni

    Kjo tregon llumin e tregtarëve (businessmen ju gjuhë vul humbur), të cilët mbesin vetëm me sytë nga nga ndonjë tender shtetëror. Janë gati të besojnë çdo njeri që i del para në emër të qeverisë.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Popull i thjeshte

      Duhet te kesh "miqesi te forte" me nje person qe ti japesh aq para , Madje "rastesisht" ky personi i bie qe te jete Kryetar Bashkie.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Treni

        Bixnesmenët e Shqipërisë. Krenaria e kombit.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Njesia R18

          Zbulojini emrat

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lexues

            E paqarte kush duhet futur brenda: biznesmeni apo mashtruesit?

            Përgjigjjuni
            1. E
              Endri

              Turp qe e thua.Hajt justifikohu tani,jo po biznesmeni eshte I korruptuar,jo po I ka syte nga tenderi e blla blla blla.

              Përgjigjjuni
            2. K
              Kostaq Kostuqi

              As ka faj Tonini as kan faj kta qe e kan mshtrua.Fajin e ka ky gomari qe u ka dhan paret.As vllait nuk i besohet ne ate forme e jo ma disa rrugacave.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mondi

                Taman kostaqi.I ke thene te gjitha.

                Përgjigjjuni
              2. D
                Degelisi

                Shkurt, Kostaq I ka then te gjitha

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Real

                  Budalla ne versionin mjeran. Po si i leshon parate ashtu more kar. Ka mundesi qe mashtrueait te jene te lidhur vertete me kriminelin qe drejton bashkine. Duhet te jete ndonje borxh qe e mban kete biznesmenin budalla te lidhur me krye bashkiakun kriminel.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sapa

                    Si nuk nxune mend shqiptaret 35 vjet !

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pal Vata

                      Ky Tonin Marinaj eshte gen sharretari nga Malsia e madhe. Shkurt Tonini eshte Dru me pre...malok hesapi..!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Z

                        Ja pra kush jane bashkiaket e Ed Brekushexhiut qe kane lidhje vetem vetem me biznesmene, qe bizneset e tyre te "sukseshe i kane te lidhura me miqesite dhe tenderat qe marrin nga keta bashkehajdute te parave publike.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Angjelin

                          Ne fakt lehtesia me te cilen i ka dhene parate ky zoteria tregon se sa lehte i ka fituar (ne mendje kam tendera te fitura padrejtsisht). Sepse cdo njeri tjeter normalisht do e thirrte ne telefon personin pretendus dhe me krysorja nuk do ja dorzonte lekt personave anonim.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Majlinda

                            Ti Pal Vata Tonin Marina asht djali i Zef Marines qe gjith malsia e madhe e ka respektua keshtu qe nuk i takon me pre dru.As ty ste takon me pre dru.Pune per ty ashte me pastrua gropa nevojtoresh.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje