Trafik i rënduar nga zonat bregdetare drejt Tiranës, policia nxjerr dronët për të parandaluar parakalimet e gabuara

23 Qershor 2024, 21:49Kronika TEMA

Trafik i rënduar nga zonat bregdetare drejt Tiranës, policia nxjerr

Nisur nga fluksi shumë i madh i lëvizjes së automjeteve nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës, Policia Rrugore ka rritur prezencën e shërbimeve në akset rrugore nacionale dhe në ato hyrëse në qendrat urbane.

Njëkohësisht, po monitorohen me dronë akset nacionale për të parandaluar parakalimet e gabuara që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore dhe për bllokim të lëvizjes së lirë të automjeteve.

“Për shkak të fluksit të madh, ka ngadalësim të lëvizjes në akset rrugore Shëngjin-Lezhë-Milot, Gjiri i Lalzit-Vorë, Rrogozhinë-Bradashesh, dhe Librazhd-Bradashesh, por në asnjë moment nuk ka bllokim të lëvizjes.

Fluks të shtuar ka dhe në rrugët interurbane Durrës-Tiranë dhe Elbasan-Tiranë.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve të qëndrojnë në radhë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të respektojnë shpejtësinë në akset që nuk ka fluks të shtuar si dhe të përdorin rrugë alternative.

Shërbimet e Policisë Rrugore po përdorin të gjitha mjetet logjistike për të monitoruar qarkullimin me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe eliminimin e vonesave apo bllokimeve për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, njoftoi Policia Rrugore.

 
 

1 Komente

  1. B
    Bylykbashi

    Po satelitet e Ramës ku janë?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje