"Vrasja e vëllait të deputetit Ndoka doli te ‘Metamorfoza’", gazetari: E rëndë për Metën, flitet se e ka porositur ai

23 Qershor 2024, 12:36Kronika TEMA
"Vrasja e vëllait të deputetit Ndoka doli te

Gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh se Ilir Meta është në gjendje të rënduar për shkak të hetimeve që po kryen SPAK.


Një fakt të rëndë që përmend gazetari Dervishi, është dhe çështja që ka dalë në dosjen e fundit të ‘Metamorfoza’, ku është edhe historia e vrasjes së vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, Aleksandër Ndoka në 2017. 

Sipas gazetarit është folur dhe nëpër media, se është e porositur nga Iliri, madje edhe shuma e lekëve është dhënë nga ai. 

"Besoj se është goxha i frikësuar pasi ka disa dosje që janë shumë të rënda. Te Cez-Dia, aty dëmi që i është bërë shtetit shqiptarë është shumë i madh, nuk e di sa është pjesë e tij pasi mund të jetë edhe e njerëzve të tjerë ky dëm, por tani të llogaritet një dëm nja 100-mln deri në 400 mln dollarë janë gjëra të rënda.

Pra shkak-pasojë se nuk besoj i futi në xhep. Nuk e di tani deri ku ka shkuar SPAK, në pronave! Është e rëndë për të që thuhet se ka prona në Britani të Madhe, luajnë gazetarët, mbase i kanë dhe të sakta që kanë ardhur përgjigje për SPAK-un, por këta janë shumë të rënda, nëse kanë ndonjë gjë të vërtetë brenda.

Të mos harrojmë që është dhe një çështje që ka dalë te Metamorfoza e fundit që është shumë e rëndë për Ilirin, ne nuk e pamë të shkruar në dosjen e fundit, por aty kemi atë historinë e vëllait të deputeti Ndoka që është folur dhe nëpër media, se është e porositur nga Iliri, madje edhe shuma e lekëve.

Këto janë shumë të rënda. Nuk është çudi që këto në marrëdhënien që ai ka më SPAK-un edhe ta kenë trysnuar shumë dhe ta kenë çuar në atë gjendje që ne e shohim. Besoj ka shumë kohë që ka filluar ta humbasë ekuilibrin psikologjik", - tha Dervishi në Report Tv .

Shtatë prej grupe kriminale më të mëdha në Shqipëri, me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të vendit, u goditën nga megaoperacioni i SPAK më 18 maj 2024, ku lëshuan 50 urdherarreste .Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.

7 Komente

  1. S
    Spak

    Kur flet Dervish Fredi gjerat behet te pabesueshme! Ai thote se 21 janarin e beri Rama jo Saliu!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iliri

      Disa nga te vedkurit e ceshtjes "martinaj" psh, kan qene ne linjen e pare te sulmuesve para kryeministrise. u paguan me kestin e pare te parave dhe moren amfetmina nga sejmenet e tom doshit (qe ishin dhe te rames). me pas dolen ne kerkim dhe kestin e dyte nuk e morren kurre. ps i ndihmoi sa mundi me avokate dhe strehim te sigurte gjate kesaje kohe.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sylvinjo

        Hahahaha Ca jane keta sharlatane qe perdorin kete pacavure gazete , e cila eshte simbol i pisllekut moral per te shperndare shpifje te pista . Ne fakt ata kelyshet SPAK mendojne se mund te denojne kedo me shpifjet qe gatuajne per llogari te Rama hajdutit. Dhe harrojne , se vjen gjithmone koha qe do paguash per ato padrejtesi qe ju ke bere te tjereve ne mos ti femijet e tu . Se Shqiptari nuk ta fal kurre hakmarjen

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sylvinjo

          Hahahaha Ca jane keta sharlatane qe perdorin kete pacavure gazete , e cila eshte simbol i pisllekut moral per te shperndare shpifje te pista . Ne fakt ata kelyshet SPAK mendojne se mund te denojne kedo me shpifjet qe gatuajne per llogari te Rama hajdutit. Dhe harrojne , se vjen gjithmone koha qe do paguash per ato padrejtesi qe ju ke bere te tjereve ne mos ti femijet e tu . Se Shqiptari nuk ta fal kurre hakmarjen

          Përgjigjjuni
        2. d
          demotakercita

          Mendoni se cfar fati do te kishin keta dy bashkeshort (politikanesh) ne kohen e monizmit?Keta bandite qe erdhen ne krye te vendit pas 1990-tes,me ligjet e asaj kohe do te merrnin "gjysmen e lekut".Keta te dy dhe shume te tjere duhen gjykuar me ligjet e "diktatyres" qe mbase kthehet ndonje cike SHPRESE ne vendin tone.

          Përgjigjjuni
          1. 2
            21 Janari

            Meta eshte kerme dhe duhet futur ne burg per cdo gje qe ka bere por: A mbajne pergjegjesi keta gazetare mejhanesh per deklarata te tilla??? Nuk mund te flasesh gjera te tilla kaq te renda ne publik pa asnje prove. Ose mbaj pergjegjesi penale dhe civile deri ne palce.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kutuzovi

              Me gjithe ketp gjera qe paska Meta dhe ja nxier e dokumentuar SPAK,paska te drejte Meta te flasin perçart,ka te drejte te kete dale nga binaret.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje