U dhunua nga babai, vëllai dhe i fejuari, gazetarja: Fqinjët dëgjuan britmat e vajzës dhe lajmëruan policinë, vuante nga epilepsia

23 Qershor 2024, 10:29Kronika TEMA
U dhunua nga babai, vëllai dhe i fejuari, gazetarja: Fqinjët

Një e re nga Vlora ka përfunduar në spital pas dhunës barbare nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj. 29-vjeçarja ka refuzuar të bashkëjetonte me partnerin, për shkak se familja e kishte fejuar pa miratimin e saj.

Korrespondentja e Euronews Albania në Vlorë, Gerta Hska, tha në një lidhje direkte se kanë qenë fqinjët ata që pasi kanë dëgjuar britmat e vajzës kanë lajmëruar policinë.

Policia e ka gjetur vajzën në gjendje të rënduar fizike dhe psiokologjike, ndërsa bëhet e ditur se ajo vuante edhe nga epilepsia.

“Ngjarja ka ndodhur në banesën ku ajo jetonte së bashku me prindërit. Mësohet se shkak për ngjarjen ka qenë refuzimi i saj për të nisur bashkëjetesën me 34 vjeçarin. Familja kishte bërë një fejesë pa dëshirën dhe pa pëlqimin e saj.

Rezistenca e 29-vjeçares solli dhunën nga i fejuari i saj, por edhe nga i ati dhe vëllai i saj. 29-vjeçarja është gjetur në kushte shuëm të rënda psiko-emocionale, por edhe fizike.

Ajo kishte shenja në trup, ndërsa është mësuar se ajo prej disa vitesh vuante nga epilepsia, apo sëmundja e tokës siç njihet në gjuhën popullore. Ndaj dhuna që i ëhstë ushtruar asaj nga tre familjarët e ka rënduar gjendjen e saj”,-tha gazetarja.

Uniformat blu kanë vënë në pranga babin e saj, Astrit Barjamin, vëllain Erlind Barjami dhe të fejuarin Armandi Janka.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga blutë e Vlorës, në banesën e 60-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu dhe municion luftarak.

6 Komente

  1. m
    mirel

    Tre burra rrahin nje femer. Copa kafshesh. Do marri nuse me zor. Copa kellirash

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...he zot c'na gjeti me debilet...

      Njëthundrakë Bajromë me ligjet e sharisë, kafshë deri në neveri, muslimë haxhi qomilë, pthuuuuuuuuuuu

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lulja

        Kafshe te kalben ne burg

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilirjan

          C'jane keta legena... tre hajvane kunder nje vajze?!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bravo për trimirinë lalucjanë, Turko-islamike

            Trimrie e parë më parë!!!!! Tre lalucë me mentalitet primitiv barbar Turko-islamik, dukë dhunuarë një femer. Bravo për trimirinë.

            Përgjigjjuni
            1. l
              lani

              rrace budallash

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje