Shkon në plazh, kthehet pa jetë - Aksidenti fatal pranë Gjirit të Lalzit, humb jetën 16-vjeçari. Një tjetër i plagosur

22 Qershor 2024, 19:11Kronika TEMA
Shkon në plazh, kthehet pa jetë - Aksidenti fatal pranë Gjirit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Hamallaj.

Policia e Durrësit thotë se në aksident humbi jetën 16-vjeçari Alban Hasrama.

Mësohet se adoleshenti ka ndërruar jetë në spital pas aksidentit fatal, ndërsa një 20-vjeçar me iniciale E.K, është duke marrë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, i riu Alban Hasrama ka qenë paragjer në mjetin që drejtohej nga 20-vjeçari E.K.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç,  është përplasur me  automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe  ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

2 Komente

  1. B
    Birishi

    Koken hēngshin ,por çfare taksirati ka ai tjetri qe i bien , 20 vjeç pa pune me çfare parash blejne makine me çfare parash blejne naftē ,me çfare parash paguajne per sex ,e tj e tj . fajin e ka vete personi si dhe familja .

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gim

      Thuajeni qe ky plera po parakalonte vargun me makina. Thuajeni we kjo eshte situata perdite

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje