U dhunua nga burrat e familjes! 29-vjeçaren në Vlorë e kishin fejuar pa dëshirën e saj, kur i tha “JO” bashkëjetesës e rrahën barbarisht

22 Qershor 2024, 13:04Kronika TEMA
U dhunua nga burrat e familjes! 29-vjeçaren në Vlorë e kishin

Një 29-vjeçare në Vlorë përfundoi në spital pasi u dhunua nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj. Ngjarja ndodhi në banesën ku ajo jetonte së bashku me prindërit.

Top Channel mëson se shkak për ngjarjen ishte refuzimi i saj për të nisur bashkëjetesën me 34-vjeçarin Armandi Janka me të cilin familja e kishte fejuar pa pëlqimin e saj. 

Rezistenca e saj solli jo vetëm dhunën nga i fejuari por dhe nga babai i saj Astrit Barjami dhe vëllai Erlind Barjami.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen ndërhynë dhe parandaluan përshkallëzimin e dhunës. 3 burrat u vunë në pranga ndërsa vajza ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën ku ndodhi ngjarja, policia sekuestroi një armë gjahu dhe municion luftarak që i përkiste babait të vajzës, Astrit Barjami.

 

Lini një Përgjigje