FOTO/ Aksident i frikshëm në Berat: Shoferja tenton të parakalojë dy makina, godet një "Toyota" dhe e hedh në kanal

22 Qershor 2024, 15:39Kronika TEMA
FOTO/ Aksident i frikshëm në Berat: Shoferja tenton të

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Berat-Dimal, në afërsi të fshatit Moravë.

Automjet tip Mercedes Benz, që drejtohej nga një vajzë, ka parakaluar dy makina dhe teksa është ndeshur përballë me një mjet tjetër, në përpjekje për të shmangur përplasjen me të ka goditur mjetin tip Toyota Yaris, duke e hedhur në kanal.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar katër mjete, ndërsa është dëmtuar drejtuesja mjetit tip Toyota Yaris, e cila është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.


Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilët po hetojnë shkaqet e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë mjeti tip "Mercedes Benz Vito", që ka kryer një parakalim të gabuar duke bërë që makina tip Toyota të përfundonte në kanal.

 

2 Komente

  1. g
    gruaja e ilir nishkut

    gj.vshin gruan e tao balles dhe lali erit e t vocajt ne gop

    Përgjigjjuni
    1. l
      lani

      moterqi shofer

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje