Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në Durrës.
Një automjet është përplasur me trafikndarësen tek Ura e Dajlanit dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një 22-vjeçar i identifikuar si Albi Hoxha.
I riu dyshohet se ka pësuar atak kardiak teksa drejtonte automjetin dhe më pas ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.
''Rreth orës 20:45, në lagjen nr. 4 Durrës, tek "Ura e Dajlanit", automjeti me drejtues shtetasin A. H., 22 vjeç, është përplasur lehtë me trafik ndarësen.
Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes''- njoftoi policia.
Lini një Përgjigje