Dy shqiptarët kapen në një “shtëpi bari” në Britani: Duhet të punonim për të shlyer borxhin

23 Qershor 2024, 14:28Kronika TEMA
Dy shqiptarët kapen në një “shtëpi bari” në

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi janë kapur në një shtëpi bari në Headlands.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Fabrizio Zika 27 vjeç dhe Elmaz Idrizi 38 vjeç .

Mediat e huaja raportojnë se njëri hidraulik dhe tjetri punëtor ndërtimi ishin detyruar të punonin në një shtëpi bari pasi  kishin nevojë për para që t’i shlyenin borxhin personave që i kishin transportuar në Angli në mënyrë ilegale.

Policia bëri një bastisje në zonë, ku në një banesë me tetë dhoma gjeti dy shqiptarët që punonin në shtëpinë e barit, ku ishin kultivuar 488 bimëve të kanabisit, si dhe kabllo elektrike, ndriçim, llamba ngrohjeje, çarçafë dhe ajrim në një mjedis të sofistikuar.

Të premten (21 qershor) dyshja u burgosën secili me dy vjet e katër muaj burg, pasi Gjykata e Kurorës së Northampton dëgjoi tregimin e trishtuar, sesi ata u përfshinë në botën kriminale.

1 Komente

  1. T
    Taulant

    bo bo cfare fytyrash, kriminele te lindur. Kane qelbur boten mbare!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje