Tritol banesës së babait të Leonard dhe Elis Dukës, rivalët e betuar të Ervis Martinajt

18 Prill 2023, 09:08Kronika TEMA

Tritol banesës së babait të Leonard dhe Elis Dukës,

Në orët e para të mëngjesit një sasi tritoli shpërtheu në zonën e Freskut në kryeqytet. Lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e banesës së shtetasit Muhamet Duka, në katin e katërt të pallatit.

Bëhet me dije se Muhamet Duka është babai i Leonard dhe Elis Dukës, të akuzuar për vrasjes e Santiago Malkos dhe një grup rival i Ervis Martinajt.

Leonard Duka u arrestua pak kohë më parë, ndërkohë që dy vëllezërit ishin shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos në 2019-ën.

Santiago Malko ishte njeri i besuar i Ervis Martinajt, ndërsa dy vëllezërit Duka njihen nga policia si kundërshtarë të Martinajt.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

1 Komente

  1. K
    Kasemi

    Legjendari Ervis Martinaj ju ben te fala nga Dubai!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje