VIDEO: Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, momenti i shpërthimit të fortë

19 Shtator 2025, 09:10Kronika TEMA
VIDEO: Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, momenti i shpërthimit

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Kamëz, ku është vënë tritol në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arjan Sala”, ku nga shpërthimi ka pasur dëme materiale në hyrjen e banesës dhe zonën përreth. Në pamjet e siguruara nga gazeta TemA dëgjohet dhe momenti i shpërthimit.  

Ndërkohë, deputeti i PD është shprehur se nuk ka konflikte me askënd, dhe prej 3 ditësh kamerat e sigurisë kanë qenë të fikura.

“Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoI policia.

 

Lini një Përgjigje