U fut në liqen për t’u larë, gjendet trupi i pajetë i 38-vjeçarit në Shkodër

3 Qershor 2025, 12:11Kronika TEMA
U fut në liqen për t’u larë, gjendet trupi i pajetë i

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e djeshme në liqenin e Grizhes, ku një 38-vjeçar është mbytur pasi është futur për t’u larë në liqenin e Grizhes.

Sipas njoftimit të policisë, 38-vjeçari E.N. ishte futur rreth orës 19:00 të së hënës në ujërat e liqenit, ndërsa trupi i pajetë i tij është gjetur rreth orës 00:15 të së martës, pas disa orësh kërkimesh nga policia kufitare.

“Më datë 03.06.2025, rreth orës 00:15, Policia ka marrë njoftim se shtetasi E. N., 38 vjeç, rreth orës 19:00, ishte futur për t’u larë në liqenin e Grizhes dhe ishte mbytur.

Shërbimet e DVP Shkodër dhe shërbimet e Policisë Kufitare, pas disa orësh kërkime, kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit E. N. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak, ndërkohë që lahej në liqen.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje