U mor në pyetje për vrasjen e Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva: Nuk kam lidhje me ngjarjen

17 Janar 2024, 13:46Kronika TEMA
U mor në pyetje për vrasjen e Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva: Nuk

Ruben Saraiva i dyshuar si autori që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës më 19 prill, ka mbajtur një qendrim mohues gjatë seancës së kësaj të mërkure në Gjykatën e Lezhës.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka thënë se nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Po për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia i dyshuar si porositës i këtij krimi.

Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

Lini një Përgjigje