U qëllua më ’21 janar’, gazetari Fatos Mahmutaj: Drejtësia e cunguar, Berisha dha urdhrin që të qëllohej drejt protestuesve

21 Janar 2023, 12:50Kronika TEMA

U qëllua më ’21 janar’, gazetari Fatos Mahmutaj:

Sot shënohen 12 vite nga ngjarja tragjike në Bulevard, ku katër protestues mbetën të vrarë nga të shtënat  e punonjësve të shtetit. Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur më 21 janar, rrëfen në Report Tv momentin kur u qëllua me breshëri ndaj protestuesve.

Mahmutaj thotë se nga kryeministria u qëllua me breshëri nga gardistët, e ndërsa plumbat kapën pranë tij edhe Hekuran Dedën, një prej viktimave të 21 janarit.

“Jam një nga ata dëshmitarë, të dëmtuarit që kam denoncuar ish gardistin Llupo që qëlloi drejt grupit që isha unë. Gjasat janë që të jem plagosur nga plumbat  e tij. E kam denoncuar publikisht.

Kanë dal videot, dhe ja ku jemi sot. Një njeri që nuk e di për ca është dënuar nga drejtësia. Me Hekuran Dedën kemi qenë thuajse ngjitur, momentin e goditjes së tij e kam të fiksuar në kujtesë. Ndoshta është goditur nga plumbi që më kapi mua, ose nga breshëritë e plumbave të Agim Llupos”, tha Mahmutaj.

Në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu, Mahmutaj thotë se drejtësia për 21 janarin është e cunguar dhe thotë se nuk ka më besim  se drejtësia do të vihet në vend. Përgjegjësi i vetëm për këtë ngjarje, Mahmutaj thotë se është ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin thotë se ai e dha urdhrin që të qëllohej drejt protestuesve.

“Kam mesazhe për sistemin e drejtësisë. Jam i sigurt që do përfundojnë në vesh të shurdhër. Drejtësia për 21 janarin është drejtësi e cunguar. Të paktën ai mesazhi që do ti thoja, na kurseni show-in më 21 janar. Plumbat kanë ardhur nga godina e kryeministrisë. Te grupi ku ndodhesha unë, është qëlluar nga dy drejtime drejt nesh, Llupa që qëllonte nga dera e bodrumit dhe një tjetër nga lart.

Ka pak rëndësi nëse qëlloi Llupo apo ndonjë gardist tjetër, urdhrat direkt janë të dhënë nga Berisha nëpërmjet shefit të sigurisë, që ka qëlluar me pistoletë. I gjithë zinxhiri komandues i gardës përfshirë edhe Berishën janë përgjegjës të kësaj historie”, tha Mahmutaj.


Sot shënohen 12 vite nga një prej ngjarjeve që ka shënjuar më së shumti historinë e të paktën këtyre 32 viteve demokraci në Shqipëri, krimi i rëndë i 21 janarit 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

1 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Dhe per ta festuar ate dite sali berisha del para mediave dhe deklaron se Rama dhe Veliaj po pregadisin vjedhjen e zgjedhjeve, kurse drejtesia tash e tredhur ne SPAK do dali me vendimin se kan kaluar 12 vite dhe vepra eshte vjetruar dhe ligji nuke lejon ta rigjykojme, kurse per akuzat qe trillon qenefi i çuajtur PD ne stilin babale SPAK-u kerkon priva dhe mban ne burg tash e disa vite njerez edhe te pafajshem, rroft qenefi,rroft SPAK dhe gjithe kriminelet e qenefit.

    Lini një Përgjigje