U raportua i rrëmbyer, reagon policia e Sarandës: 19-vjeçari është mirë, pati mosmarrëveshje me një person

24 Shtator 2025, 15:19Kronika TEMA
U raportua i rrëmbyer, reagon policia e Sarandës: 19-vjeçari

Pas një njoftimi mbi dyshimet për rrëmbimin e një shtetasi në qytetin e Sarandës, policia ka reaguar me një informacion zyrtar.

19-vjeçari Francesko Mani i raportuar si i rrëmbyer është gjetur dhe ndodhet aktualisht në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai ka deklaruar se ngjarja lidhet me një mosmarrëveshje personale me një tjetër shtetas.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se:

Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të.

Lini një Përgjigje