VanHorn takon Lamallarin: Çmontimi i krimit të organizuar dhe grupeve terroriste, një nga përparësitë kryesore

24 Shtator 2025, 12:40Kronika TEMA
VanHorn takon Lamallarin: Çmontimi i krimit të organizuar dhe

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka bërë një postim në llogarinë e saj në rrjetin social “FaceBook”, përmes së cilit njofton një takim që është zhvilluar mes të Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn dhe Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, pasi ky i fundit ka marrë mandatin e ri.

Në fokus të takimit ka qënë koordinimi i efektshëm me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri, i cili është konsideruar si “kyç për çmontimin e krimit të organizuar dhe grupeve terroriste”. 

"Duke hapur rrugën për një bashkëpunim më të fortë në fusha me interes të ndërsjellë, sot e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn takoi Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, në fillim të mandatit të tij të ri.

Koordinimi i efektshëm me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri është kyç për çmontimin e krimit të organizuar dhe grupeve terroriste, një nga përparësitë kryesore të Administratës Trump", shkruan ambasada amerikane. 

Lini një Përgjigje