U shpëtua nga rrënojat e tërmetit të vitit 2019, ndërron jetë Albert Cara, i mbijetuari i tragjedisë së Thumanës

8 Mars 2026, 16:43Kronika TEMA
U shpëtua nga rrënojat e tërmetit të vitit 2019,

Albert Cara, i mbijetuari i tërmetit të 26 nëntorit 2019, ngjarje në të cilën ai humbi 7 prej familjarëve të tij, ndërroi jetë të shtunën si pasojë e një arresti kardiak.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale i afërmi i tij, Arben Cara, i cili është drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës.

Në postimin e tij, Arbeni shkruan se humbja e familjes së Albert Carës gjatë tërmetit të nëntorit 2019 mbeti një plagë që nuk u shërua kurrë për të.

“Sot u nda nga jeta Albert Cara… një zemër që mbajti brenda dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një njeri. Në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit ai humbi gjithë familjen e tij.

Një plagë që nuk u shërua kurrë. Sot, pas një ataku kardiak, Alberti u largua nga kjo botë për t’u bashkuar me engjëjt e tij në përjetësi.

Dhimbja e tij ishte e madhe, por dashuria për familjen e tij ishte edhe më e madhe. U prehsh në paqe Albert… tani je sërish pranë atyre që i deshe më shumë”, ka shkruar Arben Cara në postimin e tij në rrjetet sociale.

Familja Cara pësoi tronditjen më të madhe nga tërmeti që mori 24 jetë në Thumanë. Familja e Alberit, u shua. Bashkëshortja, Fatmira, tre fëmijët e saj, Hasani që një ditë pas tërmetit do të festonte 19-vjetorin, Almiri me të fejuarën e tij nga Korça, Stela, dhe vajzën, Elisën. Fati deshi që me Albertin dhe Lindita Carën, të ndodhte mrekullia, e të dilnin gjallë nga rrënojat pas orëve të tëra kërkimi.

Familja e Albert Carës jetonte në katin e 5 të pallatit që u shemb në Thumanë. Ndërsa nusja e xhaxhait të tij, me vajzën dhe mbesën jetonin në katin e parë të të njëjtit pallat.

3 Komente

  1. I
    Ilir

    U prehte ne paqe!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patrioti.

      U preftë në paqe.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kujtimi juaj i perjetshem,

        Burri me i vuajtur, ne Shqiperi. Zoti qofte, bashkuesi me familjen tende. Dhimbje..! Ju ishit popull si ne.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje