U vra dhe u dogj brenda banesës, kjo është 52-vjeçarja që humbi jetën në Pogradec

28 Korrik 2025, 15:50Kronika TEMA
U vra dhe u dogj brenda banesës, kjo është 52-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Pogradec, ku 52-vjeçarja Kozeta Teço, u vra në mënyrë makabre dhe më pas shtëpia e saj u dogj, ndërsa tashmë është zbuluar edhe fotoja e saj.

Autori i dyshuar është 31-vjeçari Ilirjan Selmani, i cili u vu në pranga nga policia e Pogradecit dhe po merret në pyetje në lidhje me krimin.

Në trupin e 52-vjeçares u gjetën shenja dhune, teksa dyshohet se është rrahur për vdekje nga i dashuri i saj Ilirjan Selmani, i cili më pas për të zhdukur gjurmët dogji dhe banesën.

Autori i dyshuar i ngjarjes, pas daljes nga banesa, ka mohuar ta ketë kryer ai vrasjen.

Ndërkohë, policia po vijon hetimin për të zbardhur motivin që shtyu të riun nga Pogradeci të vriste partneren e tij.

 

Lini një Përgjigje