Policia ka shoqëruar një djalë të ri si të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teco në Pogradec.
I riu është dërguar në vendngjarje për ndërtimin e skemës së krimit. Ndërkohë në kazanin e plehrave është gjetur edhe arma e krimit, një thikë me të cilën dyshohet se autori i ka prerë fytin 52-vjeçares, sipas burimeve të A2CNN.
Ndërkaq policia ka gjetur edhe një palë rroba në kazanët e mbeturinave, të cilat dyshohet se i përkasin të dyshuarit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm dhe fillimisht u raportuar se Teco humbi jetën si pasojë e asfiksisë nga zjarri në banesë.
Sunit gjaxor..... ptuuuuu plehraaaa Arabe