
Vrasja e Klodiana Vefës në Itali, 37-vjeçares shqiptarë, nënë e dy fëmijëve tronditi opinion publik në Shqipëri dhe në zonën ku jetonte në Castelfiorentino pranë Firences.
Klodiana u vra nga bashkëshorti i saj, Alfred Vefa teksa u raportua nga mediat italiane se çifti ishte në proces divorci dhe madje 37-vjeçarja kishte krijuar një raport tjetër.
Babai i Klodianës ka deklaruar në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 se nuk ishin në dijeni të mosmarrëveshjeve mes çiftit dhe se Alfredi punonte me djalin e tij të vogël.
Babai tha se Klodiana nuk kishte asnjë lidhje tjetër dhe akuzoi kunatin e saj si një prej shkaktarëve të ngjarjes së rëndë, pasi sipas tij kishte shpifur për vajzën dhe madje i kanë treguar se e kishte rrahur njëherë.
“Klodiana kishte marrë vëllezërit dhe motrat në Itali. Nuk na ka treguar asgjë Klodiana për problemet që kishte me Alfredin. Kishin 30 vite bashkë.
Janë njohur me shkuesi. Nuk e dinim që kishin probleme dhe as që ishin ndarë. Kam shkuar në shtëpinë e tyre, kam ndenjur dhe nuk kam kuptuar asgjë.
Atë natë kishin pasur grindje, nuk ishte larguar nga shtëpia. Ai punonte me djalin tim. Klodiana nuk kishte lidhje tjetër.
Vëllai i Alfredit e ka bërë gjysmën e punës, ka shpifur për Klodianën.
Më tregojnë një rast që kunati e ka rrahur. Ndërkohë Alfredi për shumë kohë nuk ka folur me vëllain e tij dhe vetëm kohët e fundit ishin takuar. Klodianën e kanë dashur të gjithë shqiptarë, italianë e gjermanë”, rrëfeu i ati i 37-vjeçares.
"Kishin 30 vite bashke"!!! E ndiera 37 vjece, i ndieri 42 vjet! "Jane njohur me shkuesi", tani nuk kuptohet se kush ja fut kot ketu, gazetari apo i ati i te ndieres!!!
Normal cdo Prind mbron femijet e tije ! si ne kete raste ! vajta per vizite dhe nuk kuptova asnje gje qe kishin probleme ! por fotot e te ndjeres ne Facebook tregojne qe dukej si Beqare dhe jo si nje Nene me dy Femije ! nje nene serioze i kushton jeten Families dhe jo fotove si Top Modele ! nese ... shumica keshtu jane shnderuar ne kete jete ... Lexo Statistikat ndarjet Martesat ...fundi tragjig i njerezimit...
ky qe vrau dhe ti jeni tipiket qe ne kohet e sotcme as ne afganistan nuk gjeni grua. se s'keni asgje qe kerkon nje femer. dhe une mendoj se kishte tjeter , por jo se ishte e pamorale, thjesht sepse ai qe kishte marre per burre nuk vlente asgje dhe ajo e kishte kuptuar me ne fund, vec kesaj kishte gjet guximin ta linte. dhe ky qe vret ndaj e ben: se e di qe nuk vlen asgje! se po te kete kellqe gjen tjeter grua se shyqyr sot nuk vuan kush per partner. babai i zonjes eshte indirekt dhe vrases i zonjes, se dikur me siguri e ka detyruar te martohet me kte tipin vetem qe te mund ti thoshte botes: po e martova cucen / cupen.
Normal cdo Prind mbron femijet e tije ! si ne kete raste ! vajta per vizite dhe nuk kuptova asnje gje qe kishin probleme ! por fotot e te ndjeres ne Facebook tregojne qe dukej si Beqare dhe jo si nje Nene me dy Femije ! nje nene serioze i kushton jeten Families dhe jo fotove si Top Modele ! nese ... shumica keshtu jane shnderuar ne kete jete ... Lexo Statistikat ndarjet Martesat ...fundi tragjig i njerezimit...
Normal cdo Prind mbron femijet e tije ! si ne kete raste ! vajta per vizite dhe nuk kuptova asnje gje qe kishin probleme ! por fotot e te ndjeres ne Facebook tregojne qe dukej si Beqare dhe jo si nje Nene me dy Femije ! nje nene serioze i kushton jeten Families dhe jo fotove si Top Modele ! nese ... shumica keshtu jane shnderuar ne kete jete ... Lexo Statistikat ndarjet Martesat ...fundi tragjig i njerezimit...
Ore loqe, dhe po pati lidhje ndoshta nuk eshte e “moralshme “ por nuk eshte kriminale , kriminale eshte te vrasesh dhe ti marresh jeten vajzes se shkrete . Shoqeria sduhet te gjykoj me ke ben sex njeriu Por ate qe vret
Nuk ka goje te flasi i ai sepse mekatet ajo i mori me vete prandaj mbylle.