
Një vatër zjarr ka shpërthyer sot në fshatin Hambar të Fierit, dhe është përhapur me shpejtësi e favorizuar nga era e fortë.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën me dije se një helikopter "Cougar" i Forcave Ajrore është nisur drejt vendngjarjes.
Në terren ndodhen edhe forcat zjarrfikëse si dhe banorët të cilët po mundohen të mbajnë flakët larg banesave.
"Menjëherë pas njoftimit nga strukturat e emergjencave civile të bashkisë Fier, për një vatër zjarri në një sipërfaqe me ullishte e shkurre në fshatin Hambar, në njësinë administrative Cakran, është nisur për ndërhyrje nga ajri edhe helikopteri Cougar.
Flakët janë përparur me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë në terren, për të shmangur çdo rrezik për banesat aty pranë", bën me dije ministri Peleshi.
Lini një Përgjigje