
Një shtetas gjerman ndërroi jetë pak ditë më parë në Vlorë. Fillimisht u raportua si vdekje aksidentale, mirëpo mediat zbulojnë se ai nuk ka qenë në Jahtin e tij por në atë të sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, me vlerë 450 milion euro, i cili është Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite dhe djali i themeluesit të saj, Zayed bin Sultan Al Nahyan.
Ngjarja ndodhi ditën e diel kur jahti gjigant qëndroi në afërsi të Karaburunit për disa orë me radhë dhe tërhoqi vëmendjen e shumë plazhistëve. Rreth drekës, një ambulancë është paraqitur në portin e Vlorës duke marrë trupin e të riut i cili kishte mbërritur pa jetë në spital. Nga vëzhgimi paraprak në spital, policia doli në konkluzionin që 42 vjeçari gjerman kishte ndërruar jetë si pasojë e një infarkti por më pas nuk dolën më të dhëna për shkakun e vdekjes.
Rreth orëve të mbrëmjes të së dielës, trupi u dërgua për në Tiranë ndërsa jahti u largua nga gjiri i Vlorës.
X Biznesmen Shqiptare - Greke dhe dhe dy Kriminel te PD dhe te PS jane te perzier me Bizneset Gjermane ! Jane deshmite Fotot ne bordin e Anijes Durres_Greqi..?? Te shikojme se si do te zhvillohen Hetimet ne vazhdim !
X Biznesmen Shqiptare - Greke dhe dhe dy Kriminel te PD dhe te PS jane te perzier me Bizneset Gjermane ! Jane deshmite Fotot ne bordin e Anijes Durres_Greqi..?? Te shikojme se si do te zhvillohen Hetimet ne vazhdim !
No comments about your comment; Fjale pa lidhje dhe kuptimin e comentit tuaj po e le per "UFO" ta nxjerrin
Familja Al Nahyan eshte e Emirateve te Bashkuara Arabe, jo te Arabise Saudite
Nuk na thate kush ishte politikani ne yaht dhe cfare pune kishte atje,infarkt ha ha 42 vjec si shume infarkte po u ndodhin ketyre turisteve kur vijne ne shqiperi