
Zjarri në pallatin në rrugën “Sali Butka” në Tiranë ka nisur nga një shkëndijë elektrike nga kondicioneri në katin e sipërm të papafingos.
Në një intervistë për News 24, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, theksoi se nga pamjet filmike dhe verifikimet paraprake, është arritur në konkluzion se nga kondicioneri zjarri është përhapur në banesë dhe më pas në katet e tjera të ndërtesës.
“Nga pamjet dhe nga të gjitha ekspertizat që kemi bërë ditën e sotme, mendojmë që zjarri ka nisur në këtë pjesë të ndërtesës ku ndodhet edhe papafingo.
Mendoj se zjarri ka nisur nga kondicionerët, kemi dhe pamjet me video në momentet e fillimit të zjarrit.
Sot kemi qenë edhe me drejtuesit e Komisariatit Nr.2, por do të shikojmë edhe videot e tjera nga bizneset aty pranë, për t’u siguruar për vatrën e zjarrit.
Me 90 për qind zjarri ka rënë në katin ku ndodhet papafingo, në katin e banesës së djegur”, sqaroi Goxhaj.
Ai tha se pallati ka qenë i pajisur me të gjitha masat e mbrojtjes nga zjarri, si hidrantët dhe pompat.
Ti qënke kokrra budallait kur thua se zjarri ka shpërthyer nga kati më i lartë, papafingo dhe ka zbritur poshtë, që kurrë nuk ndodh. Zjarri ka vetinë që shkon lart e jo të zbresë poshtë, ashtu sikur thonë vetë banorët, që ka filluar nga kati dytë dhe është ngjitur lart. O kopetent i zjarrfikësve, vetëm uji zbret poshtë duke u nisur nga pesha soecifike, zjarri gjithmon tenton për lart. Ty si duket të kanë premtuar ndonjë lekt ata që bënë pallatin dhe që përse duhej të ngjiteshe flaka lart, nga kartonxhesi apo komponentë të tjerë fizikë që kanë të bëjnë me veshjen e pallatit. Kështu që ti o shefi, meru me ujin, jo me shkakun, se nuk mer vesh, dhe bëhesh qesharak dhe kompetent për atë që nuk di e mer vesh.
Ti Julian qenke Kar , ma shpjego pak Pse flaka e shkrepses zbres poshte
o tirona...flaka shkrepses zbret poshte sepse eshte mase gazi e jonizuar nga nxehtesia, pra me e rende se ajri....
Nuk digjet kartonxhesi,,,nga vet fjala allci,,,,digjet tapa osé capoto esterno veshja e izolimit te jashtem,,,,
Keto jane pallatet lluxi qe iu digjen edhe muret me materiale prej leshi.
E KENI QELB TIRONEN E KENI BO SI NGA KATUNET NGA KENI ARDH.
Ti qe ben si Tironc: ose je bir spiuni ose je katnar me grada. Zgjith e mer. Vlora rocks.
Kulmi i budallallëkut tjetër kur thuhet " pallati i kishte pompat etj" po perse u përhap zjarri?! Si funksionoi sistemi mbrojtës Të rruashin pompat dhe pajisjet hidrante, fikse etj, kur ato nuk u vunë në punë. Dhe komentuesi i me sipërm ka të drejtë kur thotë për tendencën e flakëve që përhapin zjarrin, zjarri çliron nxehtësi nga djegia e materialeve qe digjen kjo përveçse ka nevojë për oksigjen për të vijuar reaksioni ngroh mjedisin për rreth tij dhe për shkak të rritjes së temperaturës densiteti i ajrit për rreth zjarrit zvogëlohet duke krijuar diferencë me atë në periferi me larg zjarrit kjo diferencë temperatura krijohen për pasojë një ndryshim densiteti duke krijuar një depresion qe mer me vete vorbulla ajri të cilat ndihmojnë flakën të zhvillojë përmasa më të mëdha deri sa të ekzistojë temperatura e lartë ( e djegies) lënda që digjet dhe oksigjeni i ajrit, versioni juaj ndodh vetëm në së ka një material eksplodues, një fitil ndezës barut a fitil detonator ose me një mundësi minimale rrjedhje të një materiali plastik i cili shkrin dhe rrjedh për gravitacion duke bërë rolin e nje ndezesi në katet e më poshtme
O drejtor,i keni ra asaj pune ne qafe.Sherbimi zjarrfikes eshte profesion,si nga ana teorike,ashtu edhe praktike.Ne historine e ketij shteti,qe ti dhe shume kush si puna jote,sherbimi i MKZ-se ka historine e tij.Para vitit 44, ky sherbim ka qene gati inekzistent,pa u zgjatur shume,se ju pak interes keni per kete pune,kjo duket dhe nga prononcimet tuaja publike.Ngritja e ketij sherbimi filloi mbas 44-res.U derguan ne Rusi mbi dhjete studente,figura te nderuara,si B.Dodbiba,A.Thomai,H.Gjondeda,R.Hoxha,S.Decka,G.Ocelli,etj..Ne vitin 73 u moren studente nga shkolla e bashkuar e oficerave,dhe shkolla e min.Brendeshme,gjithsej 23 veta,te vetmit ne historine e ketij sherbimi deri me sot te titulluar oficera,qe drejtun kete sherbim mbi 25 vjet ne te gjitha rrethet kryesore,kurse sot berthama e ketij sherbimi mbetet ne rrethet kryesore,ish efektivat e reparteve te MKZ-se,qe kane njohuri shume me teper se ju qe drejtoni kete sherbim.Zotri,une jam nje nga ata 23 veta qe kam drejtuar kete sherbim,kam ca pytje per ju? 1.A Miratoni ju planimetrine e vendosjes te objektit? 2.Cfare distancash duhet te kete objekti,ne raport objektet e tjera.dhe ku i mbeshtesni kerkesat e mbrojtjes nga zjarri ne objekte te cdo lloji,keni rregullore te shkruara,dhe a ju referoheni kerkesave te tyre kur i miratoni keto projekte? 3.Si i klasifikoni objektet,ne vartesi te rrezikshmerise qe kane per zjarr? 4.A duhet qe objektet te paisen me hidrante te brendeshme? 5Si ndodhi perhapja e zjarrit nga kati i 10-te,ne katet poshte(rruget e perhapjes se tij? 6.Veshja e pallatit,eshte material i djegshem,apo veshtersisht i djegshem,ku eshte ndryshimi? Ka shume gjera per te analizuar punen tuaj si drejtus i ketij sherbimi.Sherbimi i MKZ-se ne rralle te pare eshte profilaksi,dhe profilaksi do te thote qe te njohesh ne thellesi proceset teknollogjike,dhe rrezikshmerine e c'do objekti,si dhe masat qe duhet te merren,kurse reparti ka tjeter objekt pune,qe ka domosdoshmerisht pregatitjen tekniko-profesionale,stervitjen,dhe gadishmerine.U zgjata pak si shume,po kjo ngjarje,dhe disa te tjera para saj,si ajo te "Kaza Italia"jane shkelje te renda me pasoja ,qe mund te sjellin jene shume problematika,si per jeten e njerzeve ashtu per demin e shkaktuar.Respeket dhe mirenjohje per punen e efektivave,me gjithe kushtet e veshtira qe kane.Veterani
Eshte nje TURP I madh, per dallkauket e zjarrfikseve,qe nuk dine se nga vjen zjarri dhe qe nuk ishin ne gjendje ta parandalonin, te perhapej e flakeve. Cfare te thuash per kete vend .
cfare rendesie ka shkaku....zjarrin mund ta ndeze edhe nje femije apo nje i rritur i cekuilibruar....pa folur pastaj per zjarr te qellimshem (piromanet)....rendesi kane hidrantet ne cdo kat dhe shkallet e emergjences, te cilat mungojne fare