Vëllai i drejtoreshës së pronave në bashkinë Kavajë rreh sekretarin e përgjithshëm të bashkisë, shpallen në kërkim pesë persona

18 Prill 2025, 14:13Kronika TEMA
Vëllai i drejtoreshës së pronave në bashkinë

Pesë persona janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se kanë dhunuar dhe kërcënuar dy punonjës të bashkisë Kavajë për shkak të detyrës.

Burimet bëjnë me dije se njëri prej tyre është vëllai i drejtoreshës së pronave në bashkinë Kavajë i cili ka rrahur sekretarin e përgjithshëm të bashkisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:

J. B., 33 vjeç, S. B., 36 vjeç dhe K. M., 37 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja D. Q., 56 vjeçe, punonjëse e bashkisë Kavajë, pasi e kanë kanosur në ambientet e punës së saj, për shkak të detyrës;

E. S., 43 vjeç dhe T. S., 46 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi ka kallëzuar shtetasi A. Ç., 52 vjeç, punonjës i bashkisë Kavajë, se dje, në ambientet e një subjekti privat, këta dy shtetas e kanë goditur me grushte dhe me shkelma, për shkak të detyrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

2 Komente

  1. M
    Marinela

    keta jane Palermo i viteve 60-te... mafie primitive qe abuzojne dhe vjedhin prona publike ne lufte e konkurrence me njeri-tjetrin

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

      po c' J.B ,S.B , K.M e pordhe me rigon shkruan!? Jepni mo surratet e turqeve me emrat e plote e identitetet e sakta qe te tregoje kujdes populli pasi keta njethundrake arabe mund te kene rrahur a vrare edhe vitima te tjere ne qitet...... allah uakbar

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje