Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi nuk pranon të dëshmojë

18 Prill 2025, 13:12Kronika TEMA
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi nuk pranon të

Dritan Rexhepi ka refuzuar të dëshmojë në procesin ndaj Altin Hajrit në Gjykatën e Posaçme.

Hajri po gjykohet në mungesë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Rexhepi, i cili gjykohet për të njëjtën ngjarje në një proces paralel, u paraqit në gjyq për të dhënë shpjegime si i bashkëpandehur në një procedim të lidhur.

I pyetur nga Gjykata, ai nuk dha pëlqim për të dhënë dëshmi. Për të dëshmuar nuk pranoi edhe Aldo Majnishta, i cili është gjithashtu në gjykim për rrëmbimin e zhdukjen e Prengës.

Seanca u shty për në 12 maj, kohë gjatë së cilës do të përsëriten thirrjet për familjarët e Jan Prengës, që ndodhen jashtë shtetit.

Lini një Përgjigje