Dy ngjarje të rënda janë shënuar mbrëmjen e së enjtes.
Fillimisht në Lezhë, Gjovalin Prendi ka mbetur i vrarë me armë zjarri.
Viktima është babai i Roan Brahimit, i vrarë në një atentat në Athinë më 9 maj 2024.
Roan Brahimi konsiderohej si armik i Ervis Martinajt.
Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj, ngjarje e ndodhur më 17 korrik 2022 në mbikalimin e Fushë Krujës.
Një prë më vonë, ndodh një tjetër atentat i rëndë, ku mbetën të plagosur 4 persona.
Mes të plagosurve, mbetën edhe dy të mitur, një prej të cilëve, në gjëndje të rëndë.
Fillimisht u mendua se dy ngjarjet nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën.
Por tashmë ka dyshime se në fakt, objektiv i atenatit nuk kanë qenë personat që ndodheshin në makinë, por gruaja e Roan Brahimit.
Raportimet thonë se autorët e krimit mund të kenë ngatëruar makinën, pasi është e njëjtë që përdor gruaj e Brahimit.
Madje dhe targën e ka të ngjashme, me përjashtim të një shkronje.
Për momentin ky variant nuk është zyrtar, por nëse e marrim të mirëqenë, lind pyetja se kush po hakmerret ndaj armiqve të Ervis Martinajt?
Ky i fundit është zhdukur prej kohësh dhe fati i tij mbetet mister.
Ca thonë që e kanë vrarë, por ka të tjerë që thonë se ai u largua nga Shqipëria pas vrasjes së njerëzve të tij të afërt, për t’i shpëtuar të njëjtit fat, madje thuhet se ka kryer dhe operacione plastike për të mos u njohur.
Pas mbrëmjes së djeshme, kur u vra babai i armikut të tij dhe kur dyshohet se do i bëhej atentat dhe gruas së tij, misteri për fatin e Ervis Martinajt shtohet: Është gjallë dhe po hakmerret, apo është dikush tjetër që po e bën këtë gjë?
Jo Vis Martinaj nuk eshte gjalle por ka gjalle njerez te fisit dhe miq. Atentate te urdheruara ndaj grave dhe femijeve nuk behen zakonisht nga burrat por nga grate. Keshtu qe hetoni motrat dhe gruan e Visit. Se dyti atentatet ne shqiperi zbatohen nga oficera policie civil. Vetem ato kane info per levizjet e patrullave te policise si dhe justifikohen me gjurmet e barutit ne duar. Hetoni pasurite e policeve si dhe jeten qe bejne, ku shkojne per pushime, rrobat qe blejne grate e tyre, shtepite ku jetojne.
Komenti i qytetarit duhet te pershendetet
Tre vrasje ne 1 vit ndaj atyre qe vrane Brilant Martinaj tregon se Ervis Martinaj eshte gjalle, fshihet ne Martinaj Plave-Gucie te Malit te Zi, eshte aktivizuar fort ne Veri te Shqiperise. Nuk e le njeri gruan e Ervis Martinaj te organizoje kriminele, te bej mbledhje, se ne vend qe te organizoj operacionin do kerkoj seks me ta, ose ata me gruan e tij.
Respekte
yes, e sakte Qytetar
Paraja te vret
Asnje kod ,kanun apo ligj nuk lejon qellimin me arme mbi femije apo gra.KUshdo qe fshihet pas ketyre atentateve,s'eshte gje tjeter vec nje njeri anormal.Cilido qe urdheron apo egzekuton.
Vis Martinaj eshte i gjalle ne zemren dhe mendjen djallezore te Salih Vuk Berishes dhe familjes se tij.