Këto janë pamjet nga humnera ku 23-vjeçari Mark Samson hodhi valixhen me trupin e pajetë të shqiptares Ilaria Sula në Romë.
Pas kësaj vrasje makabre fshihet ish-partneri i saj me origjinë filipinase, Marc Samson, i cili tashmë ka pranuar krimin përpara autoriteteve. Ndërkohë, ka qenë ky i fundit, ai i cili ka drejtuar edhe policinë drejt vendit ku ka hedhur trupin e pajetë të shqiptares.
23-vjeçari në dëshminë e dhënë në polici, ka deklaruar se e ka goditur Ilaria Sulën disa herë me thikë në banesën e tij, pasi nuk pranonte dot ndarjen nga ajo.
Më pas ai ka treguar se pas vrasjes, trupin e pajetë të Ilaria Sulës e ka futur në një valixhe, të cilën më pas e ka lënë në fund të një gremine në një zonë të pyllëzuar.
Ka qenë tabulatet telefonike që kanë çuar në ngritjen e dyshimeve kundër Marc Samson dhe më pas në arrestimin e tij.
Përmes analizimit të tyre, hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale.
shikoni me cfare kihen vajzat skiptare...allahi akbar
Mos i Pergjitheso o Karipidhi Elpidhiqia, se kam pare plot Raste me Greket Femra dhe Meshkuj qe Pallohen me Muzhik Arab, por nuk them kurre qe te Gjithe Greket jan keshtu
kam pasur nje nga keta Filipinezet ne burg dhe ai i denuar per vrasjen e partneres se tij Zvicerane. Rrace rob...re jane.