Në një intervistë për TemA, ish-prokurori Eugen Beçi ka komentuar arrestimin e avokatit Ulian Barjami, ngjarje që ka ngjallur debat në opinionin publik dhe në radhët e komunitetit juridik. Beçi e cilëson rastin si një “këmbanë alarmi” që duhet të shqetësojë çdo profesionist të drejtësisë, pasi sipas tij, tregon se prokuroria po vepron përtej kufijve të saj ligjorë, ndërsa gjykata po humbet rolin e saj si autoritet i vetëm në sallën e gjyqit.
“Avokati dhe prokurori janë dy palë të barabarta në salën e gjyqit. Palë të barabarta që i siguron Kodi i Procedurës Penale dhe çdo element tjetër i organizmit gjyqësor,” u shpreh Beçi, duke shtuar se "Në sallën e gjyqit, arbitër është vetëm gjyqtari. Dhe këtua dua të them që në rast se në sallën e gjyqit ndodh një vepër penale, përgjegjës për të filluar ushtrimin e ndjekjes penale është vetëm gjykatësi. Nuk mund të jetë prokurori."
Sipas tij, arrestimi avokatit Bajrami duhet të shërbejë si kambanë alarmi, pasi tregon së pari "një prirje represive të prokurorisë që nuk di të mbajë vendin e vet, dhe e dyta, një gjykatë që është tulatur, që nuk ka guximin të ndërhyjë kur duhet.”
Beçi theksoi se në raste të tilla gjykata duhet të jetë institucioni që vendos rregullin dhe barazinë mes palëve, duke ndaluar çdo veprim jashtë kompetencave ligjore.