U arrestua pas përplasjes me prokurorin në sallën e gjyqit, lirohet nga qelia avokati Ulian Barjami

20 Tetor 2025, 16:35Kronika TEMA
U arrestua pas përplasjes me prokurorin në sallën e gjyqit,

Avokati Ulian Barjami, i cili u arrestua më datë 18 tetor pas përplasjes me prokurorin në sallë, është liruar. Burime bëjnë me dije se avokati është liruar me urdhër të Prokurorisë.

Sipas raportimeve, avokati ishte arrestuar nga OPGJ. Kur materialet kanë shkuar për vlerësim në Prokurorinë e Elbasanit, organi i akuzës ka konstaruar se arrestimi është i paligjshëm dhe ka urdhëruar lirimin të menjëhershëm. Nuk ka shkuar fare në gjykatë për masë sigurie.

5 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Po prokurori, "u shtrëngua"? Se me logjikë, lirimi i njërit duhet të prodhojë "shtrëngimin" e tjetrit

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turi

      Po mir prekurori,po gjykata si firmos arestin pa qen e sigurt! Ca turpi!!! Turp mbi turp,ha turpin me buk

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fpa

        Uuuaauuu, po tani cfare do behet me gjyqtaren dhe prokurorin e ceshtjes qe mbronte avokati????? Po per ato 2 dite ne polici, po denigrimi I bere ne gjykate ndaj avokatit.???? Keta s'e kane per gje jeten e njeriut...

        Përgjigjjuni
        1. P
          PO , PO

          Edhe kaq sa thuhet , nuk eshte e besueshme ! Lirimi i avokatit u be si rezultat i reagimit te ashper publik ndaj prokurorit dhe gjykateses ( te dy palaco) , si dhe reagimit te kolegjit te avokatise qe nderprene kontaktet me proceset gjyqesore . Duket sikur plaga zuri drege , por ne te vertete nuk eshte sheruar aspak . Keto jane akrobaci nga me te trashat qe kerkon te na mbushe mendjen qofte ajo paloprokurori , qofte plehra gjyqesore qe kane kapur shtetin per fyti . DUHET DO E MOS SHKUNDJE NGA THEMELI PER KETO FELLIQESIRA QE PO ECIN CDO DITE DREJT FASHISTIZIMIT !

          Përgjigjjuni
          1. K
            K O R C A

            Mos kini merak se keni Inspeltoriatin e larte te drejtesise , organin me parazit dhe abuziv qe ka shteti yne . Keta e kuptojne pavaresine e organit si anarki qe mund te bejne cte duan dhe te mos i japin llogari askujt !

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje