VIDEO: Hackerat iranianë publikojnë pamjet e kamerave të sigurisë në komisariate e dogana

26 Shtator 2022, 10:17Kronika TEMA

VIDEO: Hackerat iranianë publikojnë pamjet e kamerave të

Grupi i hakerave iranianë, “Homeland Justice”, ka publikuar video nga disa pika kufitare dhe dhoma shoqërimi në komisariate.

Publikimi i videove prej tyre është bërë ditën e sotme në rrjetin social Telegram, ndërsa materialet e publikuara kanë data të ndryshme.

Pak ditë më parë, ata kanë publikuar listën e personave të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës dhe Tiranës.

Në lista shfaqen emrat dhe të dhënat e personave në kërkim, një databazë kjo e policisë në dy qarqet e vendit.

Që prej vitit 2021 autoritetet shqiptare janë përballur me sulme kibernetike.

Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të 2022 që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS dhe nuk funksionoi në të gjitha pikat kufitare të vendit.

Për këto sulme kibernetike, qeveria ka akuzuar Iranin dhe është marrë vendimi për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

 

1 Komente

  1. H
    Hakeri

    Njoni po' i thot hap xhepin te boj icik shurren, spo e maka dot

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje