VIDEO/ Mafiozi i famshëm në Itali arratiset nga burgu i sigurisë së lartë

26 Shkurt 2023, 09:56Kronika TEMA

VIDEO/ Mafiozi i famshëm në Itali arratiset nga burgu i sigurisë

Marco Raduanos, i njohur me pseudonimin “Gargano”, është arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Itali.

Mediat italiane kanë publikuar pamjet, ku shihet se si Raduanos zbret nga dritarja e qelisë përmes disa çarçafëve që i kishte bërë si litar dhe i kishte lidhur me njëri-tjetrin.

Arratisja e tij ka ndodhur të premten, rreth orës 17:00, por mungesa e tij është vënë re nga oficerët e burgut gati dy orë më vonë.

Mësohet se pasi ka dalë nga burgu shqiptari ka hipur në një makinë që po e priste jashtë, çka bën të thuhet se arratisja ka qenë e planifikuar.

Autoritetet italiane kanë ngritur postblloqe të shumta për ta kapur sa më shpejt “Garganon”.

 

16 Komente

  1. L
    Lloji

    Lajm i shkruar me byth….

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eeeeee

      Shqiptari?!?! Po kaq shume duhet nxire?!?!?! Cdo gje?!?! Duhet urryer vetja?!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nul Moka

        Nga na doli Marco Raduano shqiptar? ... . Po lexoni të paktën mediet italiane........... Është italian nga Puglia.................... Ku ka shqiptar me emrin Marco......... Shqiptarët e kanë emrin Mark, Marku, ose e shumta Marko.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Moisi Golemi

        Ku thuhet se është shqiptar, o gazetar bq???

        Përgjigjjuni
        1. a
          armand

          Eshte italian nga Puglia dhe pseudonimi i tij eshte "pallone". Pse thoni se eshte shqiptare ?

          Përgjigjjuni
          1. x
            xha Beqo

            nga na doli shqiptar edhe ky?!!!!

            Përgjigjjuni
            1. x
              xhoxhi

              Kjo tregon se burgu qënka i sigurisë së lartë...Qelia e tij duhet të ketë dhjetë dyer për të hapur dhe jo sikur është me pushime i dënuari...

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zot na fal cfare ke krijuar !

                KAZAN .

                Përgjigjjuni
                1. Boll me këto shakarka !!!

                  Policia ngre post blloqe , apo vend përcjellje ?!!! Ata mezi e përcollën , do e kapin , shaka e bukur , po qe se deshin të kapur ata të kapur e kishin , pse e lëshuan ?!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qytetari

                    E kujt i intereson ky lloj Muti qe naj nxirni ne gazet , gazekar pa tru.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Emri

                      Mark Radi

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pirdhni se liroheni.

                        Media llum, media kazan, media serbe. Po cfare burgu i sigurise se larte kur arratisesh me carcaf te bere si litar. Italia do te behet "shtet" kur Presidenti do te jete indian dhe Kryeministri maroken.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fakiri

                          Po ca shqiptari o shoku,italian nga Vieste qytet ne Gargano te Puglias.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bledi

                            Vetem Burg i sigurise te larte nuk ishte ky. Nga dritarja ne rruge pa mur fare . Pa mur me tela dhe kulla roje . Edhe shkollat 8 vjeçare Jane me te rrethuara.Nejse ta gezoje lirine se 19 vjet per tregeti te paligjeshme Jane shume.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Toni

                              Marco nuk eshte albanese!!! Gazetari duhet të l’expie artikullin tek gazeta Repubblica. As per te perkthyer/ kopjuar s’ben gazetari. Pastaj te gjitha informacionet duhet të citohen, se nuk e besoj qe MB paguan gazetar per te qendruar me Sardegna… Pra ky lajm eshte i kotë, pa asnje rendesi.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Murrizi

                                Eshte e turpshme qe nje nga mediat me serioze si gazeta Tema,te ndryshoje me nje lapsus origjinen apo shtetesine e ketij mfiozi.Ose Tema i paguan pak gazetaret dhe si kontrollon ne shkrimet e tyre(apra kadapra gjithandej)ose ky gazetaruci eshte nje snob i thekur,ose dhe Tema eshte kthyer ne nje kazan pa fund e pa kapak!!!

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje