VIDEO: Sherri me thikë në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

4 Gusht 2025, 09:26Kronika TEMA
VIDEO: Sherri me thikë në Vlorë, publikohen pamjet nga

Dalin pamjet e konfliktit mes dy të rinjve mbrëmjen e së shtunës në Vlorë. Sherri, i cili përfshinte grushta, shkelma dhe më pas përdorimin e thikës, ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës, gjatë mbrëmjes së së shtunës.

Sipas policisë ngjarja ka nisur kur I.H po kalonte në këtë zonë pasi më parë kishte pasur një konflikti me një person tjetër të cilin e kishte goditur me thikë.

Ndërsa pamjet e siguruara nga Euronews Albania janë nga sherri i dytë i I.H, këtë herë me shtetasin K.K. Siç duket, një vajzë ishte në mes të rinjve, por nuk arriti t’i ndante ata, ndërsa ata vazhdojnë të godasin njëri-tjetrin.

Pas ngjarjes, të dy u dërguan në spital dhe më pas iu komunikua masa e arrestit. Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Policia sqaroi ngjarjen duke theksuar se ishte I.H ai që plagosi dy persona me thikë në vende të ndryshme në Vlorë.

“U arrestua në flagrancë 32-vjeçari I. H., banues në Vlorë, me akuzën për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht në lagjen ‘10 Korriku’ dhe ‘Pavarësia 2’ me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka plagosur me mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasit e plagosur, M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, edhe I. H. ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet që ka pësuar gjatë konfliktit.

Policia ka zbardhur ngjarjen, duke përdorur pamjet filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes dhe ka dokumentuar plotësisht provat mbi konfliktin. Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar thika e përdorur nga I. H.



3 Komente

  1. k
    k

    U shfarofshin kafshēt.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Taliban- Turq -shpellar, të pa cilivizum, kancer për Shqiprinë dhe Evropën, ku do që venë këto kafësh të prapambetura-otomanë.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Ik o sumqim se thikat i perdorin kudo edhe ne perendim.

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje