Detaje nga arrestimi i Flodian Plakut: U kap me dy pistoleta, në pranga edhe një bashkëpunëtor i tij

3 Gusht 2025, 18:40Kronika TEMA
Detaje nga arrestimi i Flodian Plakut: U kap me dy pistoleta, në pranga

Detaje të reja janë zbuluar pas arrestimit të Flodian Plakut, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës.

Në momentin e kapjes nga policia në qytetin e Vlorës, Plaku kishte me vete dy armë zjarri (pistoleta).

Gjithashtu, është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, i cili është identifikuar si shtetasi Juljan Aliaj.

Sakaq, nga informacionet e marra deri tani mësohet se Plaku kishte marrë porosi për të kryer sërish vrasje.

Flodian Plaku jetonte kryesisht në Greqi dhe Itali, akuzohet si një nga tre atentatorët ndaj ish-policit Gentjan Bejtja, më 15 Mars të këtij viti në Fushë-Krujë, brenda rrethimit të banesës së tij, teksa ujiste perimet në kopsht në prani të familjarëve.

Krimi dyshohet se ndodhi me motive hakmarrjeje, si pasojë e luftës së për hakmarrje dhe rivalitet mes grupeve kriminale të Fushë-Krujës, Ervis Martinajt, Indrit Dokles dhe Durim Bamit.

Lini një Përgjigje