Zjarr në malin e Skërficës, era e fortë dhe temperatura e lartë shkaktojnë avancimin e flakëve

3 Gusht 2025, 16:47Kronika TEMA
Zjarr në malin e Skërficës, era e fortë dhe temperatura e

Sot, në territorin e Bashkisë Delvinë është raportuar një vatër zjarri në malin e Skërficës. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Gjirokastër ka njoftuar menjëherë shërbimin përkatës të Delvinës për ndërhyrje në terren.

Sipas informacionit të fundit, zjarri vijon të jetë aktiv dhe në varësi të drejtimit dhe intensitetit të erës, ekziston rreziku që të marrë përmasa më të mëdha, duke kërcënuar drejtpërdrejt pyllin e mbrojtur të Piksit.

Shërbimi i MZSH Gjirokastër nuk ka mundur të ndërhyjë për shkak të largësisë dhe terrenit të thepisur malor, i cili e bën të pamundur ndërhyrjen efektive me mjete tokësore.

Duke marrë parasysh rrezikun e lartë që paraqet përhapja e flakëve cilësohet e domosdoshme një ndërhyrje emergjente nga ajri që do të shmangte dëmtime të sipërfaqeve pyjore.

Lini një Përgjigje