“Ik se do vdesësh” - Fermeri në Munellë flet pas incidentit: U zgjuam me krisma armësh, kam pasur një konflikt me...

3 Gusht 2025, 15:55Kronika TEMA
“Ik se do vdesësh” - Fermeri në Munellë flet pas

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Munellë të Pukës, ku u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij, fermeri Erjon Nikolli tregoi në një intervistë për News 24 përjetimet e familjes dhe frikën që ka kapluar të gjithë.

“Dje u zgjuam me krisma armësh. Këtu rri me nusen, kam pasur edhe kunatën dhe fëmijët ngjitur. Jemi të traumatizuar, nuk mund ta besoj që diçka e tillë mund të na ndodhë,” u shpreh Nikolli.

Ai sqaroi se është një fermer që merret vetëm me bagëti dhe se e vetmja përplasje që ka pasur ka qenë një konflikt verbal me një bashkëfshatar.

“Thirrja ime për institucionet është të më japin një zgjidhje. Kam ardhur nga emigrimi, kam investuar në bagëti për të siguruar të ardhmen e familjes. Nuk kërkoj asgjë tjetër, vetëm të punoj dhe të jetoj i qetë,” theksoi ai.

Ngjarja ka lënë gjurmë të thella edhe te bashkëshortja e tij, e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë.

 “Jam e traumatizuar. Duke marrë parasysh edhe gjendjen në të cilën ndodhem, është e domosdoshme që të merren masa,” tha ajo.

Ndërkohë, policia vijon hetimet, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja si dhe një mesazh kërcënues i shkruar në një gur: “Ik se do të vdesësh”. Ende nuk ka persona të ndaluar për këtë ngjarje.

9 Komente

  1. s
    socialisti i vertete

    Policia nuk duhet te humbase kohe se kush kercenon me jete qytetaret sepse shume me e rendesishme eshte se kush po nderton kotece pulash, kush po riparon catin e te tjera krime te renda si keto.

    Përgjigjjuni
    1. k
      komisar tepelene

      Ne shqiperine e Edgarrit nuk ka vend pune as per Qoban dhish i ka xan te gjitha Ed Garri

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vellezerit e Salplehut

        Ehhh po kur i thua malok te trashe nuk i pelqene. Ai qe qelloi eshte primitive po keta burrat e mbledhur te fshatit sipas kanunit çfare jane moderne ? . Pune malokesh

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tomorri

          Kur kërcënohet një fermer i vogël në një fshat të humbur, imagjino çfarë bëhet me interesa më të mëdha. Ishe rehat në Greqi çdeshe që erdhe? Nuk bëhet ky vënd për njerëzit e ndershëm, është vetëm për grabitësit.

          Përgjigjjuni
          1. a
            aleksander

            kush eshte ai bastard qe kercenon me jete kete hero burre qe kerkon ta nxjerre me djerse buken e familjes dhe femijeve te tij, ai bastard duhet te behet shembull,

            Përgjigjjuni
            1. s
              sapa

              Nuk te lene as te jetosh as te punosh ne Shqiperine e Rames!Kjo tregon se sa shtet ka!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Deni

                shqiperia eshte kafsheve si puna e ketij qitesit dhe si puna jote por,eshte dhe e ketij zoterise qe eshte kthyer ne shtepi te vet…eshte e rames she e sales…boll me komente idiotesh se tregon qe je idiot..rasti te ndiqet e ti shkojet deri ne fund per ate funderrinen e per shume funderrina te tjera. Respekt per zoterinenqw eshte kthyer e shikon punen e tij.Bravo zoteri i nderuar.

                Përgjigjjuni
              2. S
                Shkërdheni

                Kur do policia e kap lepurin me qerre. Por mendoj se ky tipi që bëhet trim dhe kërcënon me jetë, patjetër që ka të paktën ndihmën e disa horrave duke përfshirë dhe policinë këtu.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Un

                  Do bohet ai ven

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje