VIDEO/ Suvaja shkëputet nga pallati 22-katësh në Durrës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

13 Dhjetor 2025, 16:42Sociale TEMA
VIDEO/ Suvaja shkëputet nga pallati 22-katësh në Durrës,

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Durrësit, ku copa të mëdha suvaje janë shkëputur nga një pallat banimi 22-katësh, përballë portit, ku 10 katet e sipërme janë të pabanueshme pasi nuk janë të mbyllura nga firma e ndërtimit.

Si pasojë e rënies së suvasë, u dëmtua një automjet i parkuar poshtë hyrjes së pallatit dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Banorët e pallatit janë në panik pasi rreziku për jetën është prezent çdo ditë, duke qenë se katet që janë ende të papërfunduara janë në gjendje të amortizuar.

Nëse në momentin e rënies së suvasë poshtë pallatit do të kishte qenë një person duke kaluar, pasojat mund të kishin qenë tragjike. Duke gjykuar nga dëmet e shkaktuara në automjet, një goditje e tillë mbi një njeri do të kishte rezultuar potencialisht fatale.

Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse, duke theksuar nevojën për inspektime të rregullta dhe restaurime të domosdoshme, në mënyrë që të shmangen ngjarje të tilla që mund të rrezikojnë jetën e njerëzve.

3 Komente

  1. N
    Nje qytetar

    Po’ ai pallat ka kohe me tere ate shtese , nuk di si è ka lejuar Bashkia e Duresit ???? Banoret kane te drejte gjithcka mund te ndodh ? Sa here kam kaluar aty ngre koken dhe them o zot si mund te arije njeriu nga tahmaja ne kafsheri , pa menduar rezikun qe mund tju ndodh te tjereve? Faji eshte i atyre qe ju kan dhene leje ose bejne nje sy qor dhe nje vesh Shurdh ? Ajo menjehere duhet te prishet pa aritur ne ndonje TRAGJEDI ?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teodor

      Nese do kete humbje jete kush mban pergjegjesi? Firma e ndertimit shteti, bashkia ?

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Te gjitha bashke duhet te mbajne pergjegjesi, pastaj, duhet jesh shume keq nga mente te blesh nje apartament ne keto lloj pallatesh, te ma falin e nuk fut koken ne keto lloj ndertimesh kuturu!!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje