900 të vrarë në kufi; 4 800 dënime me vdekje; 600 kërkesa për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve; 120 vendvarrime të dyshuara“. Këto nuk janë statistika, janë plagë, është realiteti i një vendi që ecën mbi “varre të padukshme”.
Në kërkimin e të zhdukurve, drejtuesja e AIDSSH, Genta Sula rrëfen një dimension delikat, pothuaj të pabesueshëm për historinë që e shoqëroi tranzicionin në raport me përballjen me të shkuarën. Ajo flet për një program përmes të cilit synohet që ekzekutorët të bëhen dëshmitarë për të gjetur vendvarrimet e viktimave të diktaturës komuniste. Jo për të kërkuar falje por për të treguar thjesht vendin ku i vranë e i ku varrosën. Për t’i dhënë fund errësirës. Ka nisur të funksionojë ky projekt thotë Sula, kryesisht nëpërmjet ndërmjetësimit të familjarëve dhe shoqatave. Sula thotë se dëshmitë ruhen të fshehta.
“Nuk ka penalizime. Ka vetëm një thirrje: Ndihmoni që të gjejmë të zhdukurit. Sepse rrëfimi i një ekzekutori sot mund të jetë prehja e një familjeje pas 50 vitesh."