Klodian Kulla, 39-vjeçari që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga një urë metalike në rrugën e Arbrit, nuk kishte asnjë problem me askënd dhe ngjarja e regjistruar ditën e djeshme po hetohet nga policia si vetëvrasje në kushtet e depresionit kronik.
Gjatë ditës së djeshme policia e Tiranës, ka marë kontakte me familjarë të viktimës, të cilët pohuan se i riu kishte një periudhë kohe që krijonte situata imagjinare sikur do e vrisnin.
Të gjitha këto perceptime psikologjike rridhnin nga gjendja e ankthit, depresionit dhe halucinacioneve që krijonte në gjendjen psikologjike, Klodian Kulla.
Për shkak të gjendjes së rënduar 39-vjeçari ishte trajtuar nga psikologë dhe medikamente të ndryshme. Por së fundi, familjarët kishin pajtuar dhe një Hoxhë, me qëllim trajtimin psikologjik dhe fetar të 39-vjeçarit.
Pas çdo terapie i riu dilte shëtitje me makinë në zonën e shkallës së Tujanit dhe rrugës së Dibrës. Gjithmonë e shoqëronte një familjar i tij, ose nipi.
Ashtu ka ndodhur dhe ditën e djeshme. Klodian Kulla, ka dalë me makinë për të bërë xhiron e radhës në natyrë, por këtë herë ai ka qenë i vetëm, pa u shoqëruar nga askush.
Sapo ka shkuar tek ura e madhe metalike që ndodhet në rrugën e “Arbrit”, ai ka lënë mjetin buzë rrugës dhe është vetëhedhur nga një lartësia, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Policia ka kryer veprimet hetimore në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur me persona të tjerë, por rezultoi se Klodian Kulla, nuk ka pasur konflikte serioze me askënd.
Kur si ka bere derman as Hoxha, shkenca jo e jo! Jetojme ne epoken e AI, por trajtimin psiqik ja leme ende ne dore doktor Zavalles, ate ekonomik Sudes, informacion Merhum Gelbazes, dhe ate politik Ze-qir-neve! Pis milet, ta hani gezuar te gjatin e Ramazonit!
Baba Rrahimondi me tanga: qafiri jem Kllodian,te kisha thene: mos u merr me hoxhe por hajde ne teqe nese do te sosesh e mos te shkosh per lesh.....tani vari karin!
Pse e shkruani hoxhe me te madhe?
Te prehet ne paqe, paska shpetuar per veten e tij.
Paska qenë goxha i ri. Le mos e përgojojmë sepse asnjë nuk mund ta di tamam çfarë sikleti kishte. Ngushullime atyre që e donin! Është me Zotin tani.
Mjerimi s‘ka kufi! Po hoxhe dreqin ta kujtosh te kap paniku, lere me t‘i shikosh surratin.
QOFT I XHENETIT ,,,HOXH MIR BERI QE MORI SE MYSLYMAN ISHTE ,,,SE PRIFTI ESHTE PER KAURRET ,,
Epo kur nuk i paskan bere efekt as hajmalite e shkruara nga hoxha i fshatit ne gjuhet turko - arabe , kot qe perpiqeshin mjeket specialiste ! La ecur shume shoqeria shqiptare ne keto tre dekada e ca , por me teper ,mbrapsh ! Ngushellime familjes !