Sara Mila: Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

8 Dhjetor 2025, 16:34Sociale TEMA
Sara Mila: Dy historitë e jetës që më shtynë drejt

Në 35-vjetorin e 8 Dhjetorit 1990, dita që ndryshoi rrjedhën e historisë shqiptare, Kuvendi i Shqipërisë u mbush me zërin dhe energjinë e brezit të ri.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, këtë të hënë dyert e Parlamentit u hapën për të rinjtë shqiptarë, të cilët zunë vend në karriget ku zakonisht ulen deputetët.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend një prej deputeteve më të reja të kësaj legjislature, Sara Mila ndau dy histori që siç u shpreh ajo kanë shënuar rrugëtimin e saj politik.

Fjala e plotë:

Dua sot ta nis fjalën time me dy histori të vogla që kanë shënuar rrugëtimin tim politik.

E para është kur isha shumë e vogël, 14 ndoshta 15 vjeç. Ishte hera ine e parë që bëhesha pjesë e një salle ku diskutohej realisht për politikë. Me gjithë qejf shkoj atje dhe zë një nga vendet e fundit. Një zonjë në moshë më prek lehtë nga krahu dhe më thotë: “Po ti çfarë bën këtu, je shumë e vogël për këto diskutime, shko dil jashtë me shoqet”.

Për respekt dola jashtë edhe pse nuk do doja. Qëndroi me mua gjatë një pyetje “përse duhet të dilja? Përse ekziston një tryezë ku të rinjtë nuk duhet të jenë?”

Ditën e parë kur u bëra pjesë e Parlamentit ja ktheva përgjigjen. Një njeri rri vendos të rri jashtë një tryeze derisa të vendosë të marrë guximin për të mos thënë jo, për të mos u çuar nga karrigia e për të shkuar e për tu përfshirë.

Ndërkohë historia tjetër më ndodhi shumë ditë më parë gjatë periudhës kur ne ishim duke bërë fushatën tonë elektorale.

Në një nga fshatrat e Elbasanit shkoj dhe vizitoj një zonjë. Më tregon dhomën e gjumit të djalit të saj. Ishte dhomë e një të riu me shumë libra, me një tavolinë studimi patjetër, me një krevat bosh. Dukej sikur jetonte dikush aty, por në fakt ajo më tha se e mbante dhomën ashtu siç ishte, ndërkohë që djali i kishte shkuar në emigracion.

“E mbaj kështu”, tha, “se vazhdoj të jem me ëndrrën dhe me shpresën se ndoshta një ditë do të kthehet prapë”.

Të dyja këto momente dhe të dyja këto dilema e kanë shënjuar patjetër rrugëtimin tim politik, por sot teksa ju shikoj të gjithëve këtu që i keni tejkaluar të dyja ato e keni marrë guximin për tu angazhuar sikurse e keni marrë guximin për të qëndruar, jam vërtetë shumë e lumtur.

Pika më e dobët në fakt i referohet historisë së dytë, pikërisht largimit të të rinjve. Është fakt dhe ne nuk duhet ta mohojmë, përkundrazi duhet ta pranojmë, duhet të ballafaqohemi me këtë. Por, ashtusikurse duhet të pranojmë se historia e Shqipërisë nuk është vetëm e atyre të rinjve që ikin, historia e Shqipërisë është e atyre të rinjve që kanë ikur, por janë kthyer, historia e Shqipërisë është e atyre të rinjve që kanë ikur, por nuk i kanë humbur lidhjet me vendin, është sidomos e atyre që kanë qëndruar dhe kanë vendosur të besojnë.

Jo pak herë kam qenë dhe unë në dilemën për tu larguar, pak dhe nga presioni i shoqërisë me patjetër, është deri diku edhe trend për vendet e zhvillimit, që të shkojnë dhe të rrugëtojnë jashtë. Mirëpo kam vendosur që të qëndroj në Shqipëri sepse kam menduar dhe besuar gjithmonë sepse ta duash Shqipërinë nuk mjafton vetëm ta duash, por duhet të shërbesh në të. Unë kamvendosur të shërbej në Shqipëri.

Jam e lumtur që sot jam mes kolegëve që kanë vendosur të bëjnë të njëjtën gjë dhe ne të gjithë bashkë duhet ta mbyllim këtë seancë dhe të dalim nga kjo sallë me një pakt të vetëm, një dhe një të vetëm: Të mos largohemi nga Shqipëria. Jo duke u thënë të tjerëve mos u largoni thjesht për të mos u larguar, por të japim alternativa që shqiptarët të mos largohen, të rinjtë të mos largohen më nga Shqipëria. Mos harroni asnjëherë, se kjo është dhe më e rëndësishmja, e ardhmja e Shqipërisë nuk është jashtë kësaj salle, e ardhmja e Shqipërisë është ulur sot në të gjitha këto ulëset e Kuvendit të Shqipërisë!

6 Komente

  1. M
    Mesapliku

    I paska marre dy keste Merua kete jave.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mucca Pazza

      Mos na hapni barkun me ket lopen analfabete

      Përgjigjjuni
      1. E
        E VERTETA

        Kjo eshte kooperativistja moderne qe te mallengjen .... kur tund dybegun.Fatkeqsisht qe pas '44 presidiumi i kuvendit popullor dhe deri me sot, te tille analfabete ka pasur plot, se te tille i duhen udheheqjes rreth e rrotull.Jane si ata qente qe megjithese hane drurin pas kurrizit nga i zoti shohin te kafshojne ata qe i afrohen atij qe i beri deputete.

        Përgjigjjuni
      2. J
        Jugu

        Hiqeni kete shkrim ku niveli eshte i ulet. Nuk kane nevoj te rinjte per leksione bajate nga kjo deputetja qe nuk di te kujdeset per veten/trupin e saj se pari. Keto qe kjo tregon jane genjeshtra dhe shtirje te uleta. Kjo nuk gjendet aty se paska dashur vendin dhe do ti sherbej. Kjo, dhe si kjo, gjithe ata deputet i sherbejn pasurimit joligjor te vetes, familjes, fisit, dhe atyre hajduteve dhe krimineleve qe i mundesuan zgjedhjen si deputete. Elbasani e njeh dhe di se kush e ndihmoj kete por nuk ka force te veproj se ne anen tjeter shohin nje malukat tjeter si Sala. Prandaj shpresa ka vdekur, dhe te rinjte e zot jane larguar, dhe te tjeret po kan mundesi do largohen, dhe keto leksione alla Lenka Cuko nuk apelojne me.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lëroi

          Kjo zonja është në regull fitoj jo vetëm ne Elbasan por edhe në qëndrat e riedukimit Prandaj duhet përshndetur Psh Unë po e pershndes me këngn Lulet e së ardhmes

          Përgjigjjuni
          1. p
            ps-e gjitha me derra dhe dosa te kenaqur

            Eh moj Sara, edhe spiropali e nisi bile me opozite kur bojaxhiut te semure mbas vetes, qe vazhdon te sundoje, por ka perfunduar si nje cingije e mjere.kurse dukesh qysh tani qe po fershellen vallen dhe keneget e cingijes se ajetollahut te surrelit.Bojaxhiu i mbyt zerat e vertete me topat e sheqerit, duke u dhene poste dhe rroga te majme, si dhe ty moj Sara, qe nuk ke as aftesine per ti treguar kryevezirit tend, si mos te ikin ushtria e moshatarve te tu pertej kufijve.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje